Durrësi u përball sërish me përmbytje pas reshjeve të shiut të ditës së sotme, duke rikthyer në vëmendje një debat të vjetër politik mbi përgjegjësinë e qeverisjes për situata të tilla emergjente.
Kontrasti mes deklaratave të Edi Ramës në opozitë dhe atyre si kryeministër mbetet i theksuar.
Kur ishte në opozitë, Edi Rama ia atribuonte përmbytjet drejtpërdrejt qeverisë së Partisë Demokratike, duke mohuar rolin e faktorëve natyrorë dhe duke theksuar dështimin e shtetit në qeverisje.
Në vitin 2012, ai deklaronte publikisht:
‘Kjo që ndodh, nuk ndodh për shkak të Zotit, nuk ndodh për shkak të harbimit dhe çmendimit të lumenjve, por Shqipëria nuk qeveriset, sepse nuk ka në këtë vend, një qeveri të shqiptarëve.’
Sipas Ramës në atë kohe, përgjegjësia për përmbytjet nuk lidhej me reshjet apo fenomenet natyrore, por me mungesën e një qeverisjeje funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.
10 vjet më vonë, në vitin 2022, tashmë si kryeministër dhe me Durrësin që ishte përmbytur nga uji, qëndrimi i tij publik ishte dukshëm ndryshe.
Duke komentuar situatën e kohës në qytetin bregdetar, Rama u shpreh:
‘Përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë, edhe pjesa e hyrjes në qytet, që dikur bëhej liqen. Kështu përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë.’
Ndërsa sot Durrësi është zgjuar sërish i pushtuar nga uji, edhe pse reshjet nuk ishin aq intensive sa heret e tjera, duke nxjerre pergjegjese ne menyre te qarte pushtetin lokal dhe qendror.
Përmbytjet në Durrës dhe qytete të tjera vazhdojnë të mbeten një problem i përsëritur, ndërsa qeveria që ka 13 vite në pushtet gjithmonë gjen mënyra dhe arsye që të justifikohet.
© SYRI.net