Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për mediat se fitimet e kompanisë së Agasit janë rritur, 22 milionë herë brenda katër muajve. Berisha tha se kjo rritje e jashtëzakonshme e fitimeve ka ndodhur në atë që ai e quajti “kopshti privat i Edi Ramës”.
Ai e cilësoi këtë situatë si një provokim dhe fyerje të rëndë për qytetarët shqiptarë. Sipas Berishës, këto janë prova që, në vlerësimin e tij, kërkojnë largimin e kryeministrit nga pushteti.
FJALA E BERISHËS:
Natyrisht këta janë disa elementë, por ajo që flet më shumë se çdo tjetër janë fitimet 22 milionë herë brenda 4 muajve se sa kapitali fillestar i investuar në EA Solutions.
A mund të imagjinoni ju një hajdut në një shtet të këtyre përmasave?
Të gjitha këto në kopshtin privat të Edi Ramës.
Nuk ka provokim më të madh për shqiptarët, nuk ka fyerje më të madhe se sa çdo minutë që Edi Rama qëndron në pushtet.
Ja ku është kapur pra.
Kompania e kopshtit të tij me 22 milionë herë fitime më të mëdha se kapitali fillestar brenda 4 muajve.
Kush mund të imagjinonte këto?
Edi Rama ka vendosur të përdorë të gjithë brutalitetin e shtetit për të mos dhënë dorëheqjen, por populli opozitar do i rezervojë atij fundin që meriton.
© SYRI.net