Tentuan t'ia 'merrnin' Rama - Balluku/ Behgjet Pacolli fiton gjyqin ndaj ish-ortakut, Valon Ademi

Tentuan t'ia 'merrnin' Rama - Balluku/ Behgjet Pacolli fiton gjyqin ndaj ish-ortakut, Valon Ademi

22:30, 23/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka lënë të kuptohet se ka fituar përballjen ligjore për aeroportin e Vlorës ndaj ish-ortakut të tij Valon Ademi, i cili e kishte paditur në Gjykatën e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli deklaron se nga dita e sotme Vlora International Airport i është rikthyer normalitetit institucional dhe rendit ligjor, pas pezullimit të mëparshëm të aksioneve nga Prokuroria e Tiranës.

Sipas Pacollit, operimi i aeroportit do të vijojë normalisht, duke nënkuptuar se drejtësia është shprehur në favorin e tij në konfliktin me ish-ortakun.

LEXO EDHE: 'Karakteristika e një shteti të pastër mafioz'/ Pacollit po i bëjnë presion për t'i marrë aeroportin e Vlorës me forcë

Konflikti mes Pacollit dhe Ademit ka qenë prej muajsh në qendër të debatit publik dhe mediatik. Pacolli zotëronte 98% të aksioneve, ndërsa Ademi 2%, por ky i fundit pretendonte se kishte marrëveshje dhe investime që e çonin në kuotën 49%.

“Po kthehet normaliteti me aeroportin e Vlorës!

Akti më i lartë i përgjegjësisë qytetare dhe patriotike është kontributi ndaj familjes, shoqërisë dhe shtetit përmes punës së ndershme, profesionale dhe respektimit të parimeve të drejtësisë. Drejtësia, ndonëse shpesh përballet me sfida dhe procese të vështira, ajo mbetet universale dhe e pashmangshme në zbatimin e saj.

Është një ndjenjë krenarie për një qytetar  kur drejtësia në vendin e tij funksionon në mënyrë të pavarur, të pandikuar dhe të qëndrueshme.

Nga sot, në Vlora International Airport, rikthehen normaliteti institucional, rendi ligjor dhe besimi duke i falenderuar drejtësisë!” shkruan Pacolli.

Kujtojmë se në media u përfol se Pacollit po i bënte presion Belinda Balluku për t'ia marrë akzione përmes ortakut Valon Ademi, gjë të cilën e la të kuptohet edhe vetë Pacolli në disa dalje mediatike ku foli për një trajtim nënçmues nga ana e zëvendëskryeministres ndaj tij në takime me biznesmenët turq. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco