Syri Tv/ Berisha fton qytetarët në protestë: 22 dhjetori, kthesa drejt fitores

16:44, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Disa orë para protestës kombëtare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen opozitës në tubimin para Kryeministrisë, për të protestuar kundër korrupsionit dhe vjedhjeve të qeverisë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Në konferencën për media, lideri i opozitës deklaroi se protesta e 22 dhjetorit do të jetë inaugurimi i një beteje, që do të sjellë kthesën e madhe drejt fitores së qytetarëve.

I pyetur për skenarët e protestës, kreu demokrat u shpreh se protesta kombëtare është një proces i cili do të vijojë deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Berisha u ndal edhe te dy aferat aktuale të qeverisë Rama, atë të AKSHI-t dhe hetimeve për tenderat korruptivë të rrugëve me vlerë 1.1 miliardë euro, duke thënë se këto çështje faktojnë vjedhjet e kryeministrit dhe pasurimin e tij me paratë e shqiptarëve.

Lideri i opozitës foli edhe për aksionin në Parlament, duke thënë se opozita nuk do të ulet më në tryezat e reformave dhe do të shtrijë betejën e saj edhe në Kuvend.

Kreu i Partisë Demokratike u bëri thirrje edhe partive të tjera opozitare që, pavarësisht dallimeve, t’i bashkohen protestës kundër qeverisë Rama, që e cilësoi si të keqen më të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco