Edhe nga Lezha me mijëra drejt Tiranës/ Gjoni: Vetëm përmes presionit qytetar mund të rikthehet demokracia

15:38, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe Qarku i Lezhës do ti bashkohet protestës së opozitës që donte zhvillohet në Tiranë. Qytetaret janë nisur drejt kryeqytetit në mënyrë të organizuar nga Partia Demokratike, duke shprehur vendosmërinë e tyre për të vijuar rezistencën qytetare deri në largimin e qeverisë aktuale.

Sipas protestuesve, pakënaqësitë lidhen me situatën ekonomike, korrupsionin dhe mungesën e besimit te institucionet, ndërsa ata theksojnë se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, është shprehur se protestat do të jenë të vazhdueshme dhe se opozita nuk do të ndalet deri në largimin e asaj që ai e cilëson si një qeveri të korruptuar. Sipas tij, vetëm përmes presionit qytetar mund të rikthehet demokracia dhe shteti i së drejtës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco