Berisha: Ftoj të gjitha forcat politike opozitare në protestë, dita e sotme shënon kthesën drejt fitores

13:11, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në konferencën për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,u  ka bërë thirrje të hapur për të gjitha forcat politike opozitare, duke i ftuar të bashkohen në protestën e sotme.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se dita e sotme shënon një moment kyç dhe kthesë të madhe drejt fitores për shqiptarët, për dinjitetin, familjen dhe të ardhmen e tyre, si dhe për të ardhmen e vendit dhe kombit. Ai shprehu besimin se Tirana dhe gjithë Shqipëria po “ziejnë” dhe se bashkimi i opozitës është i domosdoshëm për të përmbysur regjimin aktual.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: 

Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndjehen opozitarë, pavarësisht nga dallimet që kemi, të bashkohemi sot, për t’u dëshmuar shqiptarëve dhe botës se nuk ka forcë që na ndalon dhe na pengon pa përmbysur regjimin më armiqësor, më të keq që shqiptarët kanë njohur në histori.

Unë kam besim të madh se Tirana po zien, se Shqipëria po zien dhe se protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe.
Do të shënojë kthesën drejt fitores të çdo qytetari të këtij vendi për dinjitetin e tij, për familjen e tij, për të ardhmen, por edhe për vendin dhe kombin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco