Berisha fton qytetarët në protestë: Sot inaugurojmë fillimin e betejës për përmbysjen përfundimtare të Edi Ramës

13:12, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha ka ftuar gjatë një dalje për mediat të gjithë qytetarët në protestë.

“Sot inaugurojmë fillimin e betejës për përmbysjen përfundimtare të Edi Ramës”, tha kreu demokrat.

Berisha: Këto pak orë që na ndajnë nga protesta që inauguron fillimin e betejës për përmbysjen përfundimtare të Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij, ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare e qytetar, të dalin në sheshin e betejës.

Të vijnë në Tiranë.

Të bindim çdo shqiptare dhe shqiptar se një mision i madh na pret.

Se ky mision është shansi i jetës për çdo qytetar të këtij vendi.

Shansi i përmbysjes njëlloj si në Bangladesh, Nepal, Sri Lanka të diktatorëve autokratë, të cilët pasi vjedhin dhe plaçkisin miliarda kombet e tyre, ia mbathin si armiq në vende të tjera.

22 dhjetori është një ditë e shënuar.

Është një ditë që fton çdo shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco