SYRI TV/ Rama manipulon shifrat, bujqësia në humnerë Kryeministri flet për sukses

13:10, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Bujqësia shqiptare sipas të dhënave zyrtare është në rënie katastrofike, duke shkuar drejt falimentimit. Por përballë kësaj situate, kryeministri Edi Rama ka vijuar me propagandën qeveritare, duke dalë e folur për suksese në Bujqësi. Gjatë një takimi me fermerët, Rama shmangu totalisht sqarimin se si u vodhën 38 milionë euro fonde të IPARD që duhet ti jepeshin fermerëve, e që u bënë shkak që Bashkimi Europian të bllokojë edhe 112 milionë euro të tjera fonde që duhet ti jepeshin fermerëve shqiptarë.

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një tjetër aktivitet propagandistic për të mbuluar korrupsionin që po vjedh paratë e shiptarëve.

Rama ka takuar sot fermerët për tu folur për negociatat e anëtarësimit në BE, por nuk tha asnjë fjalë se si u vodhën 38 milionë euro që Bashkimi Europian.

E për shkak të këtij abuzimi nga qeveria dhe zyrtarët socialist, prej më shumë se dy vitesh mbeten të blokuara dhe fermerët shqiptarë privohen nga marrja e 112 milionë euro të tjera që BE I ka programuar për Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama mori përsipër të manipulojë shifrat, për rritje gjatë qeverisjes së tij.

Por nëse do të bëjmë një krahasim të periudhave të një dekade. Në vitin 2014, sektori i bujqësisë mbane 20 % të peshës së Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe vijonte me rritje. Ndërsa në vitin 2024, kjo shifër ka rënë në 15 % dhe vijon të jetë në rënie. Edi Rama mashtroi edhe me shifrat, e bujqësia është rritur ndjeshëm dhe këtë e fakton niveli  i eksporteve.  

Por ndryshe nga sa deklaron kryeministri, të dhënat e publikuara nga INSTAT, tregojnë se sektori I bujqësisë po rrënohet plotësisht.

Që pas pandemisë, sektori I bujqësisë është fturu në një krizë të thellë më rënie të përvitshme. Sipas shifrave zyrtare për vitin 2021, sektori I bujqësisë ra me 1. 6 %, viti 2022 e thelloi më tej rënien me -4.8% dhe e njëjta situatë me tkurrje të prodhimit vijoi në 2023 dhe 2024, përkatësisht me -1.3% dhe -2%.

Sipas po këtyre raporteve zyrtare, dy faktorët kryesorë që kanë sjellë më rënie prodhimin bujqësor janë financimet e pakta për sektorin dhe tkurrja e popullsisë në zonat rurale. Por ndërsa bujqësia po shkon drejt rrënimit total, kryeministri Edi Rama flet për arritje, e për më tepër me fondet e bllokuara të Bashkimit Europian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco