Tregtarët e tregut të fruta-perimeve në Vlorë janë ngritur në protestë për shkak të konkurrencës së pandershme në çmime që bën markata e cila është fare pranë tregut. Tregtarët shprehen se kjo është e papranueshme pasi ata janë taksapagues të rregullt.
Rreth 100 tregtarë kanë protestuar ditën e sotme në qendër të qytetit, duke ngritur shqetësimin për konkurrencën e pandershme që, sipas tyre, po i çon drejt falimentimit dhe humbjes së vendeve të punës. Ata kanw hedhur produktet nw rrugw nw shenjw revolte ndwrsa pwr disa minuta kanw bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Ata shprehen se një market pranë sahatit të qytetit shet mallra me çmime shumice, ndërkohë që vetë tregtarët paguajnë rregullisht taksa dhe detyrime ndaj shtetit.
© SYRI.net