Ka parë flakët në Francë, Belgjikë dhe Greqi, Rama i frikësuar takon fermerët: Përsërit ato që premtoi në 2013

Ka parë flakët në Francë, Belgjikë dhe Greqi, Rama i frikësuar takon fermerët: Përsërit ato që premtoi në 2013

12:20, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerët deklaroi se mbështetja për bujqësinë shqiptare jo vetëm që nuk do të mungojë, por do të rritet vit pas viti, duke synuar forcimin e fermës shqiptare dhe nxitjen e investimeve në sektorin bujqësor.

Rama theksoi se mbështetja e drejtpërdrejtë për bujqësinë pritet të arrijë në 100 milionë euro.

Sipas tij, edhe Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një linjë kredie inovative, ndërsa instrumente financimi do të ofrohen edhe përmes agrokredisë dhe Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Kryeministri u shpreh se synimi i qeverisë është që financimi të mos jetë më pengesë për fermerët dhe sipërmarrësit në bujqësi.

Zhvillimi i këtij takimi nga Rama vjen si frikë ndaj ndonjë reagimi të mundshëm të fermerëve. Pasi ka parë mirë ato që kanë ndodhur në Francë, Belgjikë apo Greqi, Rama si një frikacak i stazhionuar ka mbledhur sot disa fermerë e shumë patronazhistë për të deklaruar ato që ka vite që i thotë.

Vijon me të njëjtat mashtrime që i ka nisur në 2013. Ndërkohë që më qindra fermerë në të gjithë vendin janë të detyruar të hedhin prodhimet ne kanale, apo detyrohen që ti shesin ato nën koston reale të prodhimit të tyre. Ata janë totalisht të pambrojtur nga qeveria e tyre pasi tregtaret e shumicës bëjnë si të duan me çmimet e mallrave. Ndërkohë që tallavaja e propagandës sidomos gjate viteve kur ka zgjedhje u shpon veshët fermerëve në të gjithë Shqipërinë. 

“Me shume ndihma, me shume projekte dhe më shume angazhim qeveritar për të shitur prodhimet e tyre”. Gjë që nuk ka ndodhur asnjë herë në këto vite.

Po ka ndodhur që edhe ato para që sillte Evropa për fermerët vidheshin dhe BE e kuptoj lojën e ushtarëve të Ramës dhe ndaloi financimet. Kjo ka bazë faktike. Edhe fermerët e dinë mirë. Edhe ata që ishin përballë Ramës sot por edhe ata që do ti bashkohen protestës së opoztës.

“Çdo projekt që do jetë i duhur dhe që do mbështetet me dije nga çdo aplikant, nuk diskutohet që do financohe , në një rrugë ose në një tjetër”, tha kryeministri Rama.
Harron kreu i qeverisë se me politikat e tij bujqësore apo ekonomike ai ka zbrazur Shqipërinë. Tokat po mbeten djerrë ndërkohë që shpopullimi masiv po merr përmsa të frikshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco