Ergys Agasi pritet të bëhet shkak për një tërmet tjetër në administratën e Edi Ramës.
Bisedat për tendera, për kazinotë, për buxhetin e AKSHI-t dhe pazare të tjera me zyrtarë të qeverisë apo miq të tij, janë të gjitha të regjistruara nga një kamera e fshehtë që Agasi e kishte në zyrë për të filmuar gjithçka.
Fotot e para janë publikuara nga deputeti i PD, Gazment Bardhi dhe nga mediat që kanë siguruar dosjen.
Në bisedat e zbardhura nga SPAK, Bardhi ka veçuar komunikimet mes Ergys Agasit, kur ai flet për “kapon”, ndërsa SYRI ka nxjerrë pamjet e drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanajt në zyrën e Agasit.





© SYRI.net