SPAK-u i së shkuarës dhe hijet që nuk duhet të kenë më vend aty

SPAK-u i së shkuarës dhe hijet që nuk duhet të kenë më vend aty

11:34, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

U krijua  një mit për SPAK-un, por  rezultoi të ishte një vrimë në ujë. Ky institucion u politizua kaq shumë, sa që në shumicë u arrit deri atje sa të krijohet perceptimi i një llogoreje politike.

Dhe nga vrima e çelësit të tij, pamë që më shumë  lëviznin kombinacione politike me një maskë drejtësie, se sa të gjurmohej korrupsioni i vërtet. Pati edhe parada me aksione të thata dhe me lustër të madhe nga jashtë, me fushata të caktuara antikorrupsioni, por ato siç u krijuan shteruan në liqenin e thatë të drejtësisë dhe nuk i sollën  asnjë banc antiqeveresjes kriminale  vendit . Fokusi SPAK anashkaloi seriozisht korrupsionin me qëllimin për të cilin edhe u krijua.

Vlerësimet e pa merituara dhe zbukurimet e punës, se gjoja paska bërë hatanë gjatë këtyre 3- 4 viteve të shkuara, kanë qenë të kombinuara me një “lodër  të fshehtë udhëtimesh në orar ”, se gjoja  SPAK-u po krijonte epokën e madhe të antikorrupsionit. Por po të shikosh pak  mbi këtë tymnajë, të dalin përpara  pamje të tjera  të nxira  me agjendë pushteti përbrenda. Gjithmonë për të matur dhe krahasuar një politikë është e natyrshme të bëhet një  pyetje e sinqertë dhe e thjeshtë.

“Kemi qenë më mirë me mua, kur qeverisja në mandatin e parë  apo tashti  me Xhon Biden?- i pyeste Donald Tramp nëpër mitingje pjesëmarrësit e shumtë gjatë gjithë fushatës .

Dhe njerëzit kujtoheshin për 4 vjet  që kishte qeverisur Donald Tramp dhe i përgjigjeshin në formë kori me entuziazëm: Me ty ,me ty..!

Kjo, u bë një  ritual që pushtoi  tërë fushatën. Dhe kjo fabul fare e thjesht me një  pyetje të sinqertë , kishte përgjigjen magjike brenda, e cila bëri rotacionin dhe  ndryshimin e madh në Amerikë.

E zbresim paralelen tek realiteti ynë?

Prokuroria special, çfarë rezultate  të prekshme solli në krahasim me prekurorin e dikurshme të tranzicionit? Ndonjë ndryshim?

 Po ta arsyetojmë me shifra dhe me një testim mbarë popullor na  del  se gjendja e korrupsionit nuk   është përmirësuar ,madje  është përkeqësuar thellë. Pra nga shiu  ramë në breshër.

Korrupsioni gati është katërfishuar. Ka ndokush  të ofroj të kundërtën mbi këtë përfundim ,që unë  po  iu ofroj  modestisht ? Pa vriteni pak mendjen, se çfarë ka ndodhur me paratë publike ! Katastrofë që nuk mund të imagjinohet, se mund të ndodhte kurrë! Në qoftë se buxheti i shtetit është 8.5 miliardë dollarë, afro gjysma e kësaj shume afërsisht grabitet me sistem inxhenierikë, nga qeveritarët, që nga maja e piramidës dhe deri tek zyrtari më i ulët, i cili në pa mundësi për të vjedhur  më shumë  iu është vërsulur xhepave të qytetarëve.

Zakonisht për mitet thuhet se krijohen për të mire, ndoshta për të shpëtuar edhe diçka nga fati i popujve, por të mos harrojmë se krijohen edhe për të keq.

SPAK-u i së shkuarës i është imponuar realitetit social politik shqiptar me shërbime të cilat i kanë vlejtur vetëm sistemit politik të instaluar në Shqipëri. Në vitet e ardhshme do kujtohemi më mire për përdorimin e pa skrupullt që i bëri kreu i regjimit dhe pushteti i tij rolit konsensual që iu dha.

Besimi ndaj tij mbaroi, që në hapat e para që filloi.

Po si mund të vazhdoje të ruhet besimi në një institucion prej të cilit kishim shpresuar shumë, kur promovimin e  filloi me liderin e opozitës  mbi 8 vjet larguar nga pushteti në mënyrë demokratike, duke e arrestuar atë dhe familjarët e tij për një çështje mjaft të diskutueshme, që në fund të fundit ishte gjykuar dhe stërgjykuar një here, duke i konsumuar të gjitha nivelet e drejtësisë. Dhe aq më shumë që kjo  akuzë penale u aktivizua  afërsisht një vit para zgjedhjeve parlamentare në kundërshtim me të gjitha  parimet dhe referencat  e botës demokratike. Gjithashtu , a mund të gjendet një institucion në nivelin euroatlantik së paku, që të mbaj  një kryegjykatëse në këtë institucioni gjyqësor si Irena Gjoka me veting ndërkombëtarisht të falsifikuar dhe për turp, të vazhdoj ende  duke  dhënë vendime hetimi  ose drejtësie me firmën e saj?!. Ka edhe fakte të tjera, të cilat nuk më vijnë ndërmend thjesht si  njolla të errëta, por si gropa të thella  hapura, të cilat  përcjellin një karshillëk të tmerrshëm mosbesimi. SPAK-u i  bëri disa punë “me u duk”ose më mire ta skalitim me humorin  tiranas  “më ka çu lala me la gojën”, por mbeti si një bodrum i errët, ku partia në pushtet, tërhiqte ose lironte fijet e fshehta , sipas rrethanave që e  kërkonte vazhdimësia e pushtetit.

SPAK deri tashti rezultoi të ishte më shumë i keq, dhe si  një eksperiment i gabuar. Deri sa nuk funksionoi në kohën e duhur ashtu siç e kishin parashikuar nevojat e kohës për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar  misioni i tij u deformua. U kap nga pushteti me ndihmën e lobeve të fuqishme ndërkombëtare, që nuk ia donin të mirën  Shqipërisë, dhe të gjitha mekanizmat e dizenjimit të tij, u keqpërdorën në mënyrë klienteliste nga klika në fuqi. Ndonse edhe shumë nga aktorët ndërkombëtarë “na  lanë dhe të lyen” publikisht me shembullin e SPAK, a thua se  kjo plagë që iu krijua  në trup shoqërisë shqiptare ishte bërë  një  yll polar edhe për të tjerët. Kjo ka mbetur nga gjërat më qesharake që tregon me çfarë vëmendje mospërfillëse e kanë parë ata deri më sot, atë Shqipëri ,të cilën  duhej që  ta monitoronin edhe për shkak të detyrimeve të tyre ndërkombëtare që kishin dhe pikërisht të atyre detyrimeve, që ata i quajnë si prioritete gjeopolitike.

Personalisht SPAK-un e mendoj si një histori dështimi.

 Ky gjykim  më buron nga sinqeriteti  dhe më duhet të theksoj, vetëm prej arsyes time dhe kategorikisht, jashtë çdo lloj konflikti interesi.

Jam pjesë e gjykimit publik dhe jo e atij profesional, ku analizat e shumë specialistëve, si avokat, juristë, ish gjyqtar, hetues e të tjerë i kam shfrytëzuar me respekt, natyrisht duke diferencuar edhe mospërputhjet hera - herës në shumë prej arsyetimeve të miat.

Është në interes të shërbimit publikë që të themi, se SPAK-u ka sfida të mëdha përballë, të cilat  i burojnë  nga  detyra dhe kushtetuta e Shqipërisë. Shpresojmë shumë, se drejtuesi i ri i sapo emëruar në detyrën e re, do  krijoj një histori të re, profesionale, etike dhe të guximshme, ku nuk do ti mungojë edhe mbështetja jonë e sinqertë e qytetarisë. Por çdo hije e së kaluarës nuk duhet të ketë më vend  në atë institucion, sepse ndryshe do mbetej brenda tij si një pengesë për rezultatet e luftës së ardhshme të SPAK. Të gjithë e duam drejtësinë, sepse të gjithëve ajo sot na mungon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco