‘Edi Ramës mendoj t’ia fus një shpullë’/ Berisha i bën jehonë: Bravo vogëlushe, më i keqi është!

‘Edi Ramës mendoj t’ia fus një shpullë’/ Berisha i bën jehonë: Bravo vogëlushe, më i keqi është!

10:25, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë jehonë një reagimi të një vogëlusheje, e cila ishte e ftuar në një podkast.

Teksa është pyetur nga prezantuesja e podkastit, Arbana Osmani, vogëlushja nga Erseka është pyetur se kush është kryetari i Bashkisë së qytetit të saj, sikurse u pyet edhe për bashkitë e tjera.

Në përgjigjen naive të vogëlushes, ajo tha se njihte vetëm Edi Ramën kryetarin e Shqipërisë, duke  vijuar me përgjigjen e saj fëminore se dëshironte shumë ‘t’ia fuste me shuplakë’.

Në reagimin e tij edhe lideri demokrat, Sali Berisha ka vlerësuar përgjigjen e sinqertë të vajzës së vogël, duke e përgëzuar.

‘Bravo vogëlushe. I keq! Më i keqi është!', thuhet në reagimin e kryedemokratit Berisha teksa komenton reagimin e vajzës së vogël ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco