‘Të dhënat e shqiptarëve në duart e krimit’, Tafani: PS një bandë kriminale, Presidenti hesht, nuk kemi shtet…

09:34, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një skandal me përmasa të thella ka tronditur themelet e sigurisë së shtetit shqiptar, teksa diskutohet se grupe të strukturuara kriminale kanë pasur akses në sistemet jetike të informacionit, si e-Albania dhe TIMS. Ky cenim i të dhënave personale të miliona qytetarëve nuk përbën thjesht një shkelje privatësie, por një goditje direkte ndaj sigurisë kombëtare, duke ekspozuar dobësitë e shtetit përballë krimit.

Analisti Endri Tafani i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syi tv tha se “siguria kibernetike është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së një vendi, madje një element i integruar në doktrinën mbrojtëse të NATO-s”. “Lejimi i aksesit të botës së krimit në këto të dhëna sensitive konsiderohet një dështim katastrofik, duke i dhënë grupeve kriminale një fuqi të paprecedentë”.

Në qendër të këtij skandali ndodhet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH). Fakti që ish-drejtoresha e saj, e cila mbante postin që nga viti 2013, është tashmë nën arrest shtëpie, hedh dyshime për një problem të rrënjosur thellë dhe afatgjatë.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio qarri Tafani tha se, “kjo situatë kërkon një hetim të plotë për të zbardhur se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe çfarë aksesi i është dhënë botës së krimit ndaj informacionit të çdo shqiptari”.

Problemi duket se është sistemik dhe shtrihet në të gjitha nivelet e larta të shtetit. Presidenti i Republikës është nën akuzë për çështjen e pronave, kryeministri është përmendur në dosje ndërkombëtare, ndërsa zëvendëskryeministri përballet me akuza konkrete. Kjo panoramë e zymtë krijon një ndjenjë të përgjithshme se shteti realisht nuk ekziston dhe se çdo mekanizëm kontrolli ka rënë, duke e lënë vendin të ekspozuar dhe të pambrojtur.

Endri Tafani: Ato gjëra që ofron, pra atë informacion që e ka brenda e-Albania e të tjera, sistemi TIMS e këto, domethënë, ti je, ti i ke dhënë akses grupeve kriminale në atë që është një nga, një nga shtyllat kryesore të sigurisë kombëtare. Domethënë, siguria kibernetike është dhe një nga shtyllat, po themi edhe të elementëve të mbrojtjes të NATO-s, të cilët e kanë futur brenda doktrinës së tyre edhe luftën kibernetike. Sidomos pas sulmeve që i bëri Rusia Estonisë dikur, domethënë vendeve të Balltikut, u futën dhe këto sistemet kibernetike, u futën brenda strukturës së NATO-s për shkak të rëndësisë që kanë, domethënë në në në botën moderne. Dhe tani ti të futësh grupe kriminale aty brenda, që të kenë akses në këto data, është një diçka e cila është jashtëzakonisht skandaloze.

Flavio Qarri: Në këto të dhëna

Endri Tafani: Po dhe dhe ajo që të bën dhe më tepër përshtypje është që nuk ka, domethënë, edhe këtu s'është për të bërë përshtypje fare domethënë, po nuk është mbledhur Këshilli i Sigurisë.

Flavio Qarri: Presidenti.

Endri Tafani: Presidenti. Domethënë ai që i bie që të jetë rreshteri i bulevardit, domethënë se se as s'meriton të quhet president, me mënyrën se si po sillet. Ti ke thyerje të sigurisë kombëtare. Ti ke akses të grupeve kriminale në AKSH, në sistemet e e-Albania-s. Pra, personazhe të cilët janë lidhur me...

Flavio Qarri: S'paskan qenë iranianët, paskan qenë tiranianët, domethënë.

Endri Tafani: Mbase mund të jetë dhe ajo, domethënë, por sido që të jetë, është evidente që ti ke, domethënë një grup të strukturuar kriminal me akuzë konkrete, grupi i strukturuar kriminal, i cili ka pasur akses në tenderat e AKSH-it. Kur ti ke këtë element, mos t'i futemi fare asnjë gjëje tjetër. Është fakt konkret. Grupi i strukturuar kriminal ka akses në e-Albania. Kaq duhet të mjaftonte që presidenti të mblidhte Këshillin e Sigurisë.

Flavio Qarri: Të ndiste mekanizma të tjerë në këmbë.

Endri Tafani: Po ke Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Normalisht duhet të mblidhej. Çfarë, domethënë çfarë pret presidenti për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare? Për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur realisht në AKSH. Sepse ke dhe drejtoreshën e AKSH-it që e ke në në arrest shtëpie. Nuk është person kot dhe për më tepër nuk është person i emëruar rishtazi. Është një person që ka qenë aty 2013-ën aty. Dhe duhet të kuptosh çfarë ka ndodhur nga 2013-ta.

Ka katër mandate, sa Rama domethënë. Pra, dhe ti duhet të kuptosh se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe në AKSH. Nën këtë person. Kur çfarë aksesi u ka dhënë kjo personazheve të tjerë të botës së krimit, në këto të dhëna që janë të dhëna sensitive të gjithë shqiptarëve. Kjo është ajo që për mua është elementi më, më, më skandaloz në këtë gjë. Dhe që tregon në këtë rast që edhe shteti nuk është duke punuar. Pjesa tjetër të paktën, presidenca, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, nuk e di çfarë informacionesh mund të ketë shërbimi informativ apo pjesë të tjera, se si është vepruar me këto të dhëna, çfarë aksesi kanë pasur, si janë përdorur. Dhe ti këtu e kupton që realisht nuk kemi shtet. Dhe kjo është më e frikshmja domethënë sepse ka rënë çdo strukturë, çdo mekanizëm kontrolli.

Flavio Qarri: Andi Bushati në një video që është bërë virale, gjatë kësaj fundjave në fakt, po e kishte thënë të enjten, ka kërkuar që opozita dhe ose një grup dhe fraksion ose një grup shoqëror të shkojë në Gjykatë Kushtetuese jo për imunitetin e Ballukut, po për ekzistencën dhe e shpalljen të jashtëligjshme të plotësisht Partisë Socialiste. Si e gjykoni këtë pozicion? Dhe a jemi para një nevoje të tillë?

Endri Tafani: E, nuk e di, domethënë, jam jurist me formim. E, nuk, nuk mund ta bësh domethënë, sepse nga ana formale juridike, për shembull statuti i Partisë Socialiste nuk është se ka të shkruajtur një gjë të tillë apo edhe po themi...

Po normalisht se nuk ka asnjë gjë që të shkruajë që ne do grabisim në atë të parë, pavarësisht mënyrës se si vepron. Pra, ajo është më tepër një batutë për të tërhequr vëmendjen që e gjithë PS-ja tashmë është kthyer në një bandë kriminale dhe kjo është, dhe kjo është më se evidente.

Flavio Qarri: A ka më antitrupa shoqëria dhe demokracia dhe struktura shqiptare e shtetit? Ndaj kësaj?

Endri Tafani: Duhet të kuptuar që nuk janë, shiko, ne kemi, atëherë, kemi presidentin, i cili është aktualisht nën akuzë, për çështjen e pronave në bregdet. Është në akuzë, është pyetur nga, nga ata të BKH-së, e kanë marrë në pyetje në presidencë, gjë që është e turpshme domethënë, po ta mendosh, për një president Republike. Ke Ramën vetë, kryeministrin, i cili i përmendet emra, emri tek dosja. Ke zëvendëskryeministrin që është me akuzë konkrete….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco