'Reforma në drejtësi', Prifti: Emërimet dolën jashtë çdo kontrolli, u 'krehën' ata që duheshin

09:24, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogu Rezart Prifti, nga studioja e emisionit “Kafe Shqeto” ditën e sotme, u shpreh ashpër ndaj reformës në drejtësi, duke e krahasuar atë me filmin e njohur shqiptar “Vdekja e kalit”. Ai theksoi se ky është një qëndrim që e mban prej vitit 2019 dhe se nuk ka pasur asnjë arsye ta ndryshojë mendimin e tij ndër vite.

Sipas Priftit, reforma nuk u mbështet realisht nga elita politike, por u miratua nën presion dhe pa vullnet të lirë, duke humbur më pas çdo kontroll mbi procesin e emërimeve në institucionet e reja të drejtësisë.

Ai argumentoi se problemi kryesor i reformës nuk lidhet me selektivitetin, por me mënyrën arbitrare se si u përzgjodhën dhe u filtruan individët, duke e krahasuar procesin me vetingun në Policinë e Shtetit.

Deklarata e plotë:

"Tashi unë i kam tmerr këto thirrjet masive. Hera e parë dhe e fundit për SPAK-un kam folur në 2019-ën dhe që prej atëhere kam zgjedhur me dashje, duke qenë se nuk jam as i fushës dhe nuk do as të merrem me këtë punë se e dija që ishte iniciativë e dikujt tjetër, nuk desha të merresha.

Dhe i vetmi koment ka qenë në 2019-ën, Reforma e re në drejtësi është si filmi Vdekja e kalit. Vazhdoi t'i mbetem atij mendimi që kam pasur në 2019-ën.

Po të gugullosh e ke në internet, titullin e kam vënë kështu, reforma e drejtësisë është si filmi Vdekja e kalit dhe ja vazhdoi t'i mbetem atij mendimi edhe sa i bie, shtatë vjet më pas, tetë vjet më pas po dëgjojmë.

Por do të shtoj, meqë jam këtu dhe ty do të shtoj dhe një koment që zotërinjtë nuk bëjnë mirë që thonë që ne e firmosëm atë reformën në drejtësi, sepse këta u detyruan ta firmosin reformën në drejtësi, me e thënë të drejtën tashi.

Me këtë ide i bardhi i zi në Shqipëri. E dyta, problemi që ka reforma në drejtësi nuk është se ka qenë me raport me selektivitetin, po ka qenë raport që këtyre u humbi kontrolli pastaj se kë ata emëronin në atë reformën në drejtësi.

Që nga OMN-ja, që nga BK, çfarë ishin këto BKH-rat e ku di gjë unë me radhë, se nuk janë të fushës sime nuk dua t'i di fare. Dhe aty ka qenë emërimet njësoj siç u nis vetingu me Policinë e Shtetit, që këta krefën kë deshën të krifnin, edhe në drejtësi këta krefën kë deshën po të krifnin".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco