Debati mbi imunitetin e zyrtarëve të lartë dhe hetimet për korrupsion ka sjellë akuza të forta ndaj qeverisë.
Oerd Bylykbashi, deputet i PD nga studioja e 'Kafe Shqeto' tha se makineria shtetërore po përdoret si një "buldozer" për të shkelur çdo ligj në funksion të ruajtjes së pushtetit total.
Bylykbashi theksoi se imuniteti parlamentar nuk duhet të shërbejë kurrë si një "korracë" apo pengesë për hetimin e zyrtarëve që dyshohen për korrupsion apo krime të tjera.
Parimi bazë mbetet që prokuroria duhet të hetojë çdo qytetar në mënyrë të barabartë, pa dallim.
“Çdo lloj ligji për Edi Ramën është zero”, u shpreh deputeti, duke argumentuar se ashtu siç u anashkalua kodi zgjedhor, po anashkalohet edhe kodi i procedurës penale dhe ligjet për prokurimin.
Ky qëndrim e përshkruan situatën aktuale si shndërrimin e makinerisë shtetërore në një forcë shkatërruese që shkel çdo normë për të siguruar konsolidimin e pushtetit absolut, duke e krahasuar atë me një "buldozer" që nuk ndalet para asgjëje.
Teksti i Transkriptuar:
Deklarata e plotë:
"Është absolutisht, jam 100% dakord. Domethënë, e gjithë, pra gjithë ngrehina që ne vëmë për këto, pra kod penal, kod procedure penale, rregullore e kuvendit, çdo lloj rregulli tjetër që ka, ka sensin normal.
Pse një person që hetohet, po po doni ju dhe duke e prezumuar se na qenka e pafajshme? Bukur.
Minimalisht duhet që prokuroria të hetojë me të njëjtën mënyrë si heton çdo qytetar tjetër. Imuniteti, të shpjegoj diçka.
Në vitin 2012, neve e reduktuam shumë imunitetin. Ishte Sali Berisha që e çoi përpara atë reformë kushtetuese. Imuniteti nuk mund të jetë as korracë, as mbrojtje, as pengesë, ëh, për hetimin e zyrtarëve të korruptuar, që dyshohen për korrupsion apo krime të tjera.
Imuniteti i shërben vetëm parlamentit për t'u mbrojtur, në qoftë se, ëh, perceptohet një hetimi ka notat e një persekutimi politik. Pra, parlamenti percepton që po sulmohet nga ekzekutivi apo nga gjyqësori.
Mjafton të shohësh dosjen prej 63 faqe, atë, jo dosjen, relacionin. Dhe një dokument tjetër shtesë të prokurorisë, pra pa hyrë fare tek provat, bën duart e kokë.
Pra, nuk, ti kupton një gjë, çdo lloj ligji për Edi Ramën është zero. Pra, nëse e pamë këtë gjë në zgjedhje, kur një kod i tërë zgjedhor nuk e pengonte Ramën, nuk e pengon as kodi i, ëh, as çdo ligj për prokurimin dhe tani nuk po e pengon as kodi i procedurës penale.
Pra, e ka ngritur makinerinë shtetërore, e ka bërë një bulldozer që shkel çdo lloj gjë në kuadër të pushtetit të tij total".
© SYRI.net