‘Kur është mbledhja tjetër, kur ishte mbledhja tjetër. Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim ne nesër me 5 firma do të thërrasim mbledhjen.
Nuk ju përgjigjet Rama në telefon dhe shtyni mbledhjen. Turp,’ është shprehur Bardhi, ndërsa dëgjohet në videon e bërë publike.
Debate të forta politike janë zhvilluar sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kuvend, ku ishte në rend dite shqyrtimi i kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Partia Demokratike kërkoi që mbledhja e radhës, ku do të votohej autorizimi për arrestimin e Ballukut, të zhvillohej brenda pak ditësh, konkretisht ditën e hënë. Në të kundërt, mazhoranca socialiste kërkoi shtyrjen e procedurës me rreth një muaj, duke argumentuar nevojën për më shumë kohë.
Mbledhja u mbyll pa një vendim për caktimin e datës së radhës, nga drejtuesit e Kuvendit, duke shkaktuar reagime të ashpra nga opozita. Mbledhja ka pasur përplasje verbale mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
© SYRI.net