Publicisti Ylli Dylgjeri e ka cilësuar si grupi puçist Rilindja, Edi dhe Linda Ramën, Belinda Ballukun dhe Mirlinda Karçanaj, në një postim të tij në rrjetet sociale.
Sipas tij, këta emra përfaqësojnë një strukturë të organizuar pushteti dhe përfitimi financiar përmes tenderave publikë.
Sipas Dylgjerit, instalimi i një organizate kriminale në Kryeministri ka sjellë, në mënyrë zinxhir, kriminalizimin e të gjitha institucioneve shtetërore në Shqipëri.
Reagimi i Ylli Dylgjerit:
Tenderat e Zi
Në foto: Grupi puçist Rilindja,
Linda, Blinda, Belinda, Mirlinda.
Instalimi i organizatës kriminale në kryeministri do të thotë që të gjitha institucionet në Shqipëri dhe shteti janë kriminalizuar dhe janë në funksion të organizatës kriminale në kryeministri.
Kjo është bandë e kusarisë, korrupsionit, krimit të organizuar, shpopullimit dhe varfërisë.
Ky grup puçist dënohet vetëm maksimalisht ashtu si gjyshi që u dënua për Tezat e Zeza, Belinda Balluki & Co duhet dënohet për tenderat.
© SYRI.net