Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka njoftuar zhvillimin e një takimi me qytetarët sot në orën 18:30, në Njësinë 14, te sheshi përballë Ozone, në kryqëzimin e Astirit.
Në thirrjen e tij, Balliu thekson se ky është momenti për t’u bashkuar dhe për t’u përballur me pushtetin, duke nënvizuar se Shqipëria duhet t’u kthehet shqiptarëve.
Sipas tij, takimi ka vetëm një rend dite: përballjen qytetare dhe angazhimin politik kundër qeverisjes aktuale.
Postimi i Balliut:
Të dashur miq,
Sot, në orën 18:30 ju ftoj në takim në Njësinë 14, te sheshi përballë Ozone (kryqëzimi i Astirit).
Është koha të mblidhemi, është koha që Shqipëria t’u kthehet shqiptarëve. 🇦🇱
Ky takim ka vetëm një rend dite: përballjen me pushtetin.
© SYRI.net