Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Kërkesa e SPAK: Balluku nën hetim edhe për një koncesion, jo vetëm për tendera

Kërkesa e SPAK: Balluku nën hetim edhe për një koncesion, jo vetëm për tendera

22:11, 18/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të tjera detaje zbardhen nga kërkesa që SPAK ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë, për të kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas kërkesës janë shtuar ndjeshëm masat e nevojshme të sigurisë, për shkak të rrezikut real që Balluku mund të prishë prova, të ndikojë tek dëshmitarët apo të kryejë vepra të tjera penale.

‘Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të shtetases Balluku, lidhur me disa procedura prokurimi, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedurë koncensioni’, theksohet në shkresën e SPAK drejtuar Kuvendit, ku argumentohet kërkesa për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ministres.

Kërkesa e SPAK e dorëzuar në Kuvend:

Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për zëvendësimin e masave të sigurimit.

Pasur parasysh parashikimet e neneve 228, 229, 230, 237, 238, 260 të Kodit të Procedurës Penale, vlerësojmë se, pas momentit të caktimit të masës së sigurimit, nevojat e sigurimit janë rënduar për personin nën hetim dhe të pandehurën Belinda Balluku, pasi:

 ‘Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të kësaj shtetaseje në lidhje me disa procedura prokurimi të tjera, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedurë koncesioni;

Ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (Sjellim në vëmendje se vazhdimisht gjate këtij hetimi administrohen prova nga institucione të ndryshme, dokumentacioni kryesor gjendet pranë Institucionit Qendror që drejton vete kjo shtetase Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pyeten dëshmitarë të ndryshëm, si persona zyrtare, vartës të kësaj të pandehure et Gjendja e lirë e të pandehurës, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave apo në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave. Është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët;

Largimi i të pandehurës ose rreziku që ajo të largohet (Ekziston rreziku i largimit të të pandehurës, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale qe dyshohet se dhe pasur parasysh rrethanën se këtë vepër penale dyshohet se e ajo e ka kryer disa herë dhe në bashkëpunim.

Rreziku se e pandehura për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të saj, mund të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet (për shkak të rrethanave te faktit dhe personalitetit se te pandehurës duke qenë në ulurimin e funksioneve të saj, për shkak te detyrës, ekziston rreziku që ajo të kryejë krime të se njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet. Sillet në vëmendje se po hetohen disa procedura prokurimi dhe në vazhdim fondet publike për Investimet publike të tjera, të parashikuara për Institucionet Qendrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco