Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Arrestimi i Ballukut, Rama kërkon përjashtimin e opozitës nga Këshilli i Mandateve që të fshehë provat

Arrestimi i Ballukut, Rama kërkon përjashtimin e opozitës nga Këshilli i Mandateve që të fshehë provat

17:34, 18/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama kërkon që të përjashtojë opozitën nga Këshilli i Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve, që nesër do të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut.

Pas sulmit të sotëm të gardës ndaj deputetëve, PS-ja ka kërkuar përjashtimin e të gjithë grupit parlamentar të PD-së, mes të cilëve edhe anëtarët e këtij Këshilli Mandatesh.

Për këtë arsye me urdhër të Ramës, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet që në orën 09:00 të mëngjesit, 1 orë e gjysëm para Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Ndaj demokratëve është propozuar përjashtim nga seanca plenare, po ashtu dhe nga punimet e Komisioneve Parlamentare.

Anëtarë të opozitës në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, deputetët demokratë, Gazment Bardhi, Elda Hoti, Saimir Korreshi, Oerd Bylybashi dhe Gent Strazimiri.

Nga PS-ja në mbledhje pritet të jetë Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Blendi Çuçi dhe Blendi Çomo.

SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit për Belinda Balluku dhe arrestimin e saj, kërkesë që do të merret në shqyrtim nesër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco