Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Topalli publikon pamje të kaosit të krijuar në parlament nga PS në 2006: Para hyrjes në Nato, apo nënshkrimit të MSA ndodhte kështu

Topalli publikon pamje të kaosit të krijuar në parlament nga PS në 2006: Para hyrjes në Nato, apo nënshkrimit të MSA ndodhte kështu

17:38, 18/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në reagim ndaj kërkesës së socialistëve për përjashtimin nga punimet e Kuvendit për disa seanca të 29 deputetëve të PD-së, pas tensioneve të shënuara gjatë seancës së sotme, Jozefina Topalli ka shpërndarë një video në rrjetet sociale.

Pamjet i përkasin një seance plenare të vitit 2006 dhe tregojnë deputetë të PS-së, atëherë në opozitë, të përfshirë në përplasje fizike brenda Kuvendit, duke përmbysur karrige dhe tavolina.

Pamjet e shperndara nga Topalli tregojnë një gjendje kaosi të krijuar nga socialistët të cilët kishin paralizuar seancen parlamentare te asaj kohe.

“Para hyrjes ne Nato, apo nenshkrimit te MSA ndodhte keshtu”, shkruan Topalli krahas videos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco