Partia Demokratike, Dega Kavajë feston këtë të enjte, 18 dhjetor themelimin e saj..
Ka qenë vetë kryetari i PD, Sali Berisha, i cili përmes një statusi të shkurtër në platformën e tij sociale, Facebook, ka njoftuar simpatizantët dhe mbështetësit demokratë për aktivitetin që do të mbahet në Kavajë, në kuadër të 35-vjetorit të themelimit.
‘Miq, sot në ora 18:00 do të jemi në takimin për 35 vjetorit të krijimit të PD në Kavajë. Sipas dëshirës ju ftoj të na ndiqni’, shkruan Berisha në statusin e tij.
Pak ditë më parë, më 11 dhjetor, Partia Demokratrike përmes një ceremonie falënderuese për kontribuuesit e PD ndër vite organizoi themelimin e PD, 35 vite më parë në selinë blu.
Personalitete të shumta morën pjesë në 35-vjetorin e themelimit, përfshirë dhe liderin e së djathtës shqiptare, Sali Berisha, ndërsa një vëmendje e veçantë iu kushtua disa prej figurave kryesore të PD, që tanimë nuk jetojnë në mesin e demokratëve.
© SYRI.net