Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Skandal/ Garda dhunon deputetët e opozitës, përplasje të dhunshme në seancën në Kuvend

13:30, 18/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Dhuna e punonjësve të Gardës ndaj deputetëve të opozitës, flakadanët dhe përplasjet verbale kanë qenë kryefjalë e seancës së fundit parlamentare për këtë vit. Opozita kërkoi praninë e Belinda Ballukut në Parlament dhe diskutime për skandalin e AKSH-it ku është i përfshirë Ergys Agasi dhe Baxhanaku i Edi Ramës, teksa këto kërkesa u rrëzuan, çka solli dhe tensionet në sallë. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se Edi Rama ka vendosur të lëshojë Belinda Ballukun për të mbrojtur Linda Ramën.

Seanca e  fundit parlamentare për këtë vit, agravoi në debate verbale dhe përplasje të dhunshme fizike mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës, që me urdhër të Kryeparlamentarit Niko Peleshi, kishin pushtuar sallën e Parlamentit këtë të enjte.

Deputetët e Partisë Demokratike sapo hynë në sallë nisën të kërkojnë llogari për skandalin e Belinda Ballukut, imuniteti i së cilës është në mëshirë të Parlamentit dhe Ergys Agasit, teksa  u drejtuan në vendin ku ulen ministrat dhe Kryeministri Edi Rama.

Në këto çaste,  u urdhërua Garda të ndërhyjë për të shpërndarë deputetët e opozitës  çka solli tensione dhe  përplasje të dhunshme në seancën parlamentare, ku nuk munguan flakadanët dhe shishet e ujit

Në mes të kaosit, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kaloi në votim projektligjet e rendit të ditës dhe i dha mundësinë të betohej Avokatit të Popullit Endri Shabani, i zgjedhur me votat e socialistëve, që në përfundim të  aktit të betimit nuk u kurseu provokimet për opozitën.

Kaq mjaftoi që situata të agravonte dhe kryefjalë e punimeve në Parlament të ishin përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës si dhe flakadanët që pushtuan sallën e Kuvendit.

Ndërkohë Kryeparlamentari Niko Peleshi nuk u kursye me masat disiplinore ndaj deputetëve të opozitës

Përballë këtij skenari deputetët e mazhorancës që ishin aty vetëm për të ngritur kartonat, qëndruan indiferentë, teksa një incident u shënua dhe jashtë Parlamentit ku paketa e fibrave të televizioneve u përfshi nga flakët e zjarrit

Ndërkohë lideri i opozitës, Sali Berisha nga salla e kuvendit kërkoi që për rikthimin në normalitetit në seancë, aty duhej të vinte Belinda Balluku dhe Ergys Agasi.

Teksa kryeparlamentari Niko Peleshi mbylli punimet e Kuvendit në një situatë të tensionuar me Gardën që dhunoi ligjvënësit e opozitës, kryetari i PD, Sali Berisha ka folur jashtë dyerve të Parlamentit.

Pas mbylljes së seancës, Berisha ka deklaruar se Rama tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij mes bashkëshortes Linda Rama dhe vartëses së tij, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për dosa çështje nën hetim nga SPAK.

Sipas Berishës, Rama ka vendosur të lëshojë numrin dy të qeverisë, Bleinda Balluku në mënyrë që të mbrojë bashkëshorten, Linda.

Në 22 Dhjetor opozita ka thirrur proteste kundër qeverisë duke marrë shkas nga skandalet e fundit që kanë që qendër kryeministrin Rama, zv Kryeministren Balluku dhe tenderat e AKSHIT

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco