Drejtuesi i oficerëve të garëdës, që ishin këtë të enjte në Kuvend, ishte i pari që udhëhoqi dhunën brutale ndaj deputetëve të opozitës.
Në një moment, siç shihet nga pamjet e siguruara nga Syri, teksa ndodhej afër foltores së Kuvendit, drejtuesi i Gardës largohet dhe ngjitet në vendin ku qëndrojnë ministrat dhe shkon për të dhunuar deputetët e opozitës që po protestonin.
Por vrulli i drejtuesit të Gardës u ndal nga një tjetër oficer, i cili e ndaloi me trup dhe e largoi nga salla e Kuvendit.
© SYRI.net