Seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar është mbyllur mes tensioneve e përplasjeve. Garda u përplas fizikisht me deputetët e PD-së të cilët bllokuan foltoren e kuvendit, ku janë shprehur të vendosur të mos lejojnë zhvillimin normal të Kuvendit derisa Rama të dorëzojë para drejtësisë zv/ kryeministren Belinda Balluku dhe biznesmenin e afërt të tij Ergys Agasi.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale pas situatës së tensionuar në Kuvend, ku Garda dhunoi ligjvënësit e opozitës, duke e konsideruar këtë akt si shprehje të 'vdekjes' së parlamentarizmit dhe kriminalizimit total të qeverisë.
Në postimin e tij, Këlliçi thekson se opozita nuk do të bëhet kurrë fasada e një regjimi që mbron hajdutët dhe dhunon qytetarët, dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, duke e quajtur atë të vetmen rrugëdalje politike dhe morale nga kriza institucionale ku vendi ndodhet.
Postimi:
Nuk mund të ketë normalitet të rremë të Kuvendit për sa kohë parlamentarizmi ka vdekur, qeveria është kriminalizuar deri në qelizën e fundit, opozita dhunohet nga Garda dhe partia shtet mbron hajdutët dhe banditët e rradhës.
Parta Demokratike nuk do të bëhet kurrë fasada e një regjimi hajdut, shpopullues për shqiptarët dhe dhunues të qytetarit të thjeshtë.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!
Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër politike dhe as morale për krizën institucionale ku e ka futur vendin.
© SYRI.net