Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Seanca në kaos/ Berisha: Ergys Agasi ka marrë dy qytetarë peng për llogari të Edi Ramës dhe familjes së tij

10:48, 18/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa Kuvendi është shndërruar në arenë luftimesh mes Gardës së Republikës që dhunon ligjvënësit opozitarë, kryetari i PD, Sali Berisha sërish i qëndroi akuzës për Ergys Agasin, lidhur me pengmarrjen e dy qytetarëve.

Sipas Berishës, pengmarrja e qytetarëve nga Agasi është bërë për llogari të kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij.

‘Sillini këtu para ligjit dhe parlamentit, t’i shohin qytetarët. Këshilltari i Palloshit të gjatë ka marrë dy persona peng. Shkoni dhe lexoni dosjen’, u shpreh Berisha.

Ne duam zbatimin e ligjit.

Kushtetuta dhe ligji janë feja jonë politike.

Sillni këtu Lubi Ballukun.

Mos u bëni avoketër të terroristit.

Ergys Agasi është terrorist, ka marrë dy qytetarë peng për llogari të Edi Ramës dhe familjes së tij.

Po luftojmë për ligjin këtu, po luftojmë për Kushtetutën.

Ndaj dhe silleni Lubinë këtu që të dëshmoni se jeni të vendosur t’i nënshtroheni ligjit.

Por jo vidh e ik.

Kjo nuk mund të ndodhë më.

Sillni terroristin Gys Agasi.

Doni parlament, sillni të dy para ligjit.

Po luftojmë për ligjin këtu.

Ne po luftojmë për ligjin këtu.

Nuk ka parlament.

Nuk ka vidh e ik këtu.

Ne jemi të vendosur të mbrojmë ligjin dhe Kushtetutën.

Sillini këtu para ligjit dhe parlamentit, t’i shohin qytetarët.

Këshilltari i Palloshit të gjatë ka marrë dy persona peng.

Shkoni dhe lexoni dosjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco