“Dorëzoni Belindën dhe Agasi që të ketë një parlament normal. Parlament nuk mund të ketë pa dorëzuar Lubinë dhe Agasin"
Kjo është kërkesa e deputetëve të PD-së të cilët kanë zaptuar podiumin e ministrave dhe ndodhen para foltores dhe nuk pranojnë të nisë kuvendi pa dorëzuar zv/kryeministren Balluku dhe biznesmenin Ergys Agasi, njeri I afërt me Edi Ramën para drejtësisë.
SPAK ka dorëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut për të vijuar më pas procedurat për të kërkuar arrestimin e saj pasi po hetohet për 8 tendera. Opozita akuzon kryeministrin Rama se po mbrojnë Ballukun për të mos e arrestuar.
Ndërkohë Ergys Agasi akuzohet se së bashku me një biznesmen tjetër dhe 6 të tjerë, mes tyre dhe drejtoreshën e AKSHI-t kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave.
Deputetët e PD-së kanë debatuar me ministrat për disa momente.
Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta pushim ndërsa kërkoi largimin e Klevis Balliut.
© SYRI.net