E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, gazetarja Alba Kepi u shpreh se marrëveshja e fshehtë mes Shqipërisë dhe Italisë, përtej debatit publik mbi kampet e emigrantëve, ka një dimension shumë më të gjerë dhe shqetësues.
Sipas Kepit, këto marrëveshje i japin Romës kontroll të drejtpërdrejtë mbi sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare, përfshirë energjinë, ujin, burimet natyrore dhe projektet madhore infrastrukturore, duke i kufizuar ndjeshëm sovranitetin kombëtar.
Gazetarja theksoi se kryeministri Rama po përdor këto pakte si një mjet politik për të mbuluar skandalet e brendshme dhe për të siguruar mbështetje ndërkombëtare, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke garantuar për zgjidhjen e problemit të emigracionit, forcon influencën e saj në Shqipëri.
Kepi paralajmëroi se me afat pesëvjeçar dhe mundësi rinovimi, këto marrëveshje mund të krijojnë pasoja afatgjata për sovranitetin dhe të ardhmen ekonomike të vendit, duke evidentuar mungesën e transparencës dhe reagimin të dobët të opozitës ndaj vendimeve kaq strategjike.
Pjesë nga deklarata:
Meloni festoi atë event që e bën çdo vit, që quhet Atreju, zhvillohet në Romë dhe është një asamble e përgjithshme e partisë Fratelli d'Italia, ku fton të ftuar specialë. Ka qenë aty edhe kryeministri Edi Rama.
Sivjet ishte pak më me pak zhurmë; nuk kishte emra të rëndësishëm sa i takon politikës ndërkombëtare, pasi mos harrojmë se aty ka qenë i ftuar edhe Elon Musk. Kanë qenë ftuar njerëz të rëndësishëm të së djathtës, si Viktor Orban e të tjerë. Sivjet ishte mjaft i vakët dhe në këtë takim ajo theksoi këtë pyetje që më bëre. Pra, pavarësisht se kostoja është shumë e lartë financiare për Italinë dhe në Shqipëri kemi një territor të vënë nën sovranitetin e Italisë, Giorgia Meloni vijon të thotë se këto qendra do të funksionojnë.
Mos harrojmë atë sloganin e saj që kishte bërë dy-tre vite më parë, që do të funksionojnë. Po shtoi gjithçka më shumë duke goditur drejtësinë italiane dhe duke thënë se vendimet që drejtësia italiane ka marrë deri më sot ndaj kësaj marrëveshjeje kanë qenë vendime ideologjike, pra vendime të majta.
Sa i takon kostos për Shqipërinë, është se u bëmë kavja e vendimeve të ardhshme të Bashkimit Europian, që po shohim…
Kështu e filloi karrierën politike në qeverisje Rama, dhe me sa duket, kështu do ta mbyllë. Po, po, po funksionon me këtë kosto të madhe për Shqipërinë, me këtë lajm që vjen nga ju, se të paktën andej ende nuk ka bërë avancime, edhe pse kam munduar ta konsumoj. Dukej e çuditshme që si ka mundësi të krijohen 20 kampe të reja në Shqipëri, kur në vëmendjen e gazetarëve të huaj, në Itali apo dhe nëpër botë, është thënia apo deklarata e kryeministrit shqiptar që nuk bën pakt tjetër me vende të tjera të Europës; e kam bërë vetëm me Shqipërinë si vëllai i madh, i vogël, i mesëm, i historisë së përbashkët mes dy vendeve.
Dhe ajo çka ndodh është se sot, më 18 dhjetor, në Bruksel do të mbahet samiti i radhës. Në tavolinën e axhendës së punës janë dy projektligje që kanë të bëjnë me konceptin apo riformulimin e konceptit të vendeve të treta, mbi të cilat është bazuar marrëveshja Rama-Meloni. Dhe mendoj se ne jemi ajo kavja apo djegësi, apo inçeneratori, apo koshi i plehrave i këtij plani të ri, apo riformulimit të ri të marrëveshjes në nivel europian për menaxhimin e emigracionit ilegal.
Padyshim, Rama dhe dje ka zhvilluar takime në institucionet europiane. Nëse e ka bërë, jemi mësuar tashmë në këto vite të qeverisjes së tij që aty ta thotë, aty ta mohojë dhe aty ta ndryshojë, dhe ta zhvillojë gjithçka në interes të tij. Mendoj se ai tashmë po luan kartën e mbështetjes nga institucionet europiane për t’u fuqizuar dhe për të tërhequr vëmendjen nga çka po ndodh në politikën e tij të brendshme, me mega-skandalet dhe me gjithçka që po përcillet orë pas ore, ditë pas dite këtu.
Në këtë kontekst, çështjen e emigracionit ai po e shfrytëzon duke u vetëofruar si një vend që po i jep një zgjidhje një halli të madh që ka BE-ja. Pra, mos harrojmë se, edhe pse flasim dhe na duket si retorikë “emigrantët, emigrantët, emigrantët”, vendet anëtare të BE-së dhe vetë Bashkimi Europian kanë hall të madh për menaxhimin e fluksit të migracionit, të emigrantëve që vijnë nga Afrika apo nga kudo në botë.
Sot dhe nesër zhvillohet samiti i vendeve të BE-së, dhe në tavolinën e punës janë dy projektligje që pritet të diskutojnë pikërisht konceptin e vendeve të treta, duke i dhënë mundësi që në pranverën e 2026-ës vendet anëtare të BE-së të adoptojnë si vende qëndrimi apo kampe qëndrimi për deportim, riatdhesim, përqendrim dhe vende jo-anëtare të BE-së. Prandaj them që Shqipëria u vetëofrua si kavje, dhe mbi bazën e këtij modeli që Shqipëria ofroi Italisë, do të krijohen politikat e reja të BE-së në menaxhimin e emigrantëve.
Po, u ratifikua… Po, është e rëndë, pasi janë disa marrëveshje për të cilat ne nuk kemi zero transparencë. Pra, nëse Italia ratifikon një marrëveshje që është nënshkruar në Romë me 16 nën-marrëveshje apo nëntë kontrata me qeverinë, deri sot ne i kemi ndjekur vetëm ato marrëveshje Fincantieri, Leonardo, që mendonim se do të jepnin hapje vende pune apo forcim të industrisë së mbrojtjes. Aty ka edhe shumë marrëveshje të tjera për të cilat nuk dimë asgjë; nuk kemi asnjë transparencë.
Mendoj se nëse Italia ratifikon… të burimeve natyrore, gjithçka, mënyrën se si do të menaxhohen, praktikisht bëhemi totalisht nën protektoratin e Italisë për të menaxhuar burimet tona kryesore. Mënyrën se si do të bëhen këto marrëveshje për fusha të rëndësishme si energjia, uji, burimet natyrore, projekte madhore, vepra madhore, të gjitha do t’i marrë dhe menaxhojë Italia. Mendoj se është një lloj protektorati mjaft diabolik që qytetarëve dhe komunitetit shqiptar nuk u jep asnjë mundësi për të zgjedhur dhe pranuar apo jo ndërtimin e këtyre veprave, kanaleve apo tubave dhe marrjen e ujit, energjisë e të tjera.
Rama mund të jetë si Uriah Heep-i, personi që shfaqet sikur është diçka që nuk është. Mjaft diabolik them. Mjaft egoist, mjaft i personalizuar. Nuk është se ja ka falur… Dëgjo, kjo është një pyetje… Po, patjetër. Një nga pyetjet që më shqetëson është kur thonë: “Po është normale që Rama pranon gjithçka sepse Giorgia Meloni po e mbështet Shqipërinë në rrugëtimin europian.” E kam thënë dhe me ty: gjej një kryeministër italian që nuk e ka mbështetur Shqipërinë. Prandaj këtë narrativë nuk e pranoj.
Pra, nëse bëhet diçka e tillë, është se ka një lloj mbështetje, një lloj garancie që Giorgia Meloni ka dhënë për halle të tjera. Sepse nuk është vetëm kjo. Pasi Giorgia Meloni po zgjidh një problem madhor të saj, por Rama mendon se përmes Melonit mund të ketë mbështetje edhe për hall të tjera, probleme të tjera që ai ka ende të hapura. Flasim për probleme që shtrihen përtej Amerikës, përtej çka po ndodh me Kolegjin e Europës… Edhe sot ka lajme të reja, nesër do jetë më keq. Premtoj që nesër do të dalin copëza nga dosja e D’Alemas.
Atëherë do të kemi hall të tjerë. Pra, a e ka shitur paradhënie Shqipërinë apo janë gjëra që mund t’i lëmë në mes? Të kanë ardhur zërat për qeveri teknike në Shqipëri? Po varet nga vullneti i çdo qeverie, qoftë teknike, qoftë e përhershme, ta rrëzojë këtë marrëveshje. Për momentin kjo pesëvjeçare duket shumë e vështirë, pasi është nënshkruar, ratifikuar dhe bërë ligj. Por duhet të kemi vëmendjen te kjo marrëveshje kuadër. Kjo marrëveshje kuadër, që uroj që të paktën zëri opozitar në parlament të kërkojë… Prandaj, komisionet përkatëse, si komisioni i çështjeve të jashtme, komisioni europian dhe komisioni i ekonomisë, të gjithë mund të trajtojnë dhe të zbardhin atë çka pritet. Përndryshe do ndodhë si me marrëveshjen e emigrantëve, që u miratua me shpejtësi: 30 sekonda dhe u bë ligj për dhënien e territorit të portit të Shëngjinit dhe të Gjadrit.
© SYRI.net