Një shkelje e rëndë e ligjit dhe e rregullores së Kuvendit ka ndodhur në seancën plenare, ku shoqëruesi i kryetaRIt të Kuvendit Niko Peleshi është futur i armatosur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas pamjeve video që disponon SYRI.TV, shoqëruesi i Peleshit shihet qartë me armë, në kundërshtim me rregullat strikte të sigurisë që ndalojnë mbajtjen e armëve në sallën plenare.
Ligji dhe rregullorja e Kuvendit parashikojnë se askush, përveç strukturave të posaçme të sigurisë, nuk lejohet të hyjë i armatosur në ambientet e seancave parlamentare.
© SYRI.net