Që kur shpërtheu skandali i Belinda Ballukut, Edi Rama ka qëndruar më shumë në ajër se në tokë.
Edhe tani që SPAK kërkon arrestimin e saj, Edi Rama nuk gjendet në Shqipëri.
Në një postim online, ai thotë se është nisur për në Hagë për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë këtij postimi, Rama sulmoi edhe drejtësinë ndërkombëtare, duke thënë se ka lënë ‘kokrrën e namit’.
Ndërkohë, duke folur për një samit në Bruksel, Rama tha se i ka nderuar shqiptarët.
“Dhe më vjen jashtëzakonisht mirë t’iu them që edhe një herë tjetër, pa modesti, ju kam nderuar”, tha Rama.
Ndoshta Rama i ka nderuar shqiptarët duke lexuar në Bruksel dosjen e Ballukut, që tejkalon edhe imagjinatën sa i përket abuzimeve dhe skandaleve.
Ajo që dihet është se edhe brenda PS po shtohen zërat e shqetësuar se Rama është peng i Belinda Ballukut, pasi është ai urdhëruesi kryesor i të gjitha shkeljeve në dosje.
© SYRI.net