Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Nikola Kedhi, në një intervistë për SYRI TV, analizoi luftën e administratës Trump kundër karteleve të drogës dhe regjimeve autoritare, duke e krahasuar situatën në Venezuelë me zhvillimet në Shqipëri.
Sipas tij, Venezuela është një narkoshtet i drejtuar nga një regjim komunist i mbështetur nga kartelet e drogës dhe aleatët autoritarë si Rusia dhe Kina, ndërsa në Shqipëri po zhvillohet një proces i rrezikshëm shpopullimi dhe demoralizimi politik, që rrezikon rezistencën qytetare dhe alternancën demokratike.
Nikola Kedhi: Një nga temat domethënë kryesore ishte kjo, lufta ndaj karteleve të drogës, ndaj krimit transnacional dhe natyrisht problematika të tjera që ka Shqipëria dhe rajoni. Shikoni, në lidhje me pjesën e parë të Venezuelës, për ta lidhur më pas dhe me Shqipërinë. Po. Ka disa elemente të cilat e sjellin Venezuelën në këtë situatë që është sot, pra në qendër të luftës së Presidentit Trump kundër grupeve që merren me trafikimin e narkotikëve. E para është, Venezuela është një narkoshtet. Është një narkoshtet, ka një qeveri komuniste me një diktator komunist i cili mbështet kartelet e drogës dhe mbështetet nga kartelet e drogës për të sunduar mbi popullin venezuelian. Nuk lejohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Emri i lideres së opozitës Maria Corina Machado u hoq nga fleta e votimit. Kur u bën zgjedhjet vitin e kaluar, u detyrua ta zëvendësojë me një kandidat tjetër. Nuk e di, janë disa elemente të cilët mund të na duken të ngjashëm edhe këtu në Shqipëri. Nga ana tjetër, Venezuela, duke qenë se është e tillë, një narkoshtet i lidhur me diktatorin komunist që ndërveprojnë në mënyrë simbiotike, është dhe në hemisferën perëndimore dhe Presidenti Trump e ka rikthyer doktrinën Monroe të presidentit amerikan Monroe në shekullin e 19-të mos gaboj, që në hemisferën perëndimore, hegjemoninë e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato kanë, si të thuash, kontrollin e të gjithë hemisferës perëndimore dhe nuk do tolerojnë as influencë ruse, as influencë kineze e të tjerë me radhë. Në këtë aspekt, Venezuela është e lidhur si me Rusinë ngushtësisht, njësoj si me Kinën, si me regjime të tjera autoritare, me të cilat ndërvepron, nga të cilat edhe mbështetet për të vazhduar me narkoterrorin që bën mbi, mbi popullin e Venezuelës. Ndaj janë këto elementë të cilat e bëjnë Venezuelën një rast të tillë, që ka dhe një vëmendje të shtuar të Presidentit Trump dhe administratës amerikane, por ka dhe një element të tretë, në këndvështrimin tim, shumë të rëndësishëm dhe që ne në Shqipëri do të duhet ta kemi parasysh. Populli i Venezuelës, me aq sa mundet në kushtet aty, nuk është stepur, nuk është nënshtruar, po ka vazhduar opozitën e vet. Ka vazhduar opozitën duke, duke mbështetur koalicionin opozitar, në zgjedhjet e fundit, duke u ngritur ndaj...
Patjetër, Shqipëria po shpopullohet dhe kjo është, është një agjendë e mirëfilltë shpopullimi po ndodh në Shqipëri. Ky është, ky është një fakt. Ndërkohë në Venezuelë patjetër që ka emigracion, por nuk ka ikur 25%, 40-45% e popullsisë në 10 vite siç ka ikur në Shqipëri. Se ne e dëgjojmë shpesh këtë kundërargumentin që ka emigracion dhe në Itali, në Gjermani, ku di unë, në vende të tjera të botës, po nuk thonë që në asnjë vend nga këto që përmendin, nuk ka ikur 40 apo 45% e popullsisë në një hark kohor prej 10 vitesh, që është një katastrofë. Më pas po ta lidhim dhe me elementët demografikë, me vdekjet që janë më shumë se lindjet e tjerë, në Shqipëri është një katastrofë.
Ky, ky ishte, ky është dallimi kryesor, që atje ka një rezistencë të qenësishme ndaj diktatorit Maduro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga elementët që po presionojnë diktatorin që të largohet. Ne në Shqipëri shpesh, dhe unë dua ta them këtë sepse mendoj që është shumë e rëndësishme që ta dëgjojnë qytetarët shqiptarë dhe demokratët në veçanti. Në 10 vitet e fundit është bërë një inxhinieri psikike, në këndvështrimin tim, për të demotivuar, demoralizuar demokratët, për t'u thënë qytetarëve shqiptarë dhe demokratëve veçanërisht, që ju nuk e mundni dot Ramën, ju nuk fitoni dot zgjedhjet, është e pamundur që demokratët apo qytetarët shqiptarë që janë, që identifikohen me opozitën, të bëjnë një ndryshim në Shqipëri.
© SYRI.net