Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

VIDEO/ Bushati: Rama po shmang përgjegjësinë politike në skandalin Balluku, duke u fshehur pas debatit juridik

19:06, 17/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Juristja Endira Bushati, e ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me skandalin që përfshin zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili jo vetëm që nuk e shkarkoi atë, por vendosi të kundërshtojë vendimin e Gjykatës së Posaçme duke e çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Bushati theksoi se praktika institucionale në Shqipëri ka qenë e qartë ndër vite, duke sjellë si shembull edhe rastin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku fillimisht u kërkua autorizimi i Kuvendit për heqjen e imunitetit, përpara se çështja t’i drejtohej gjykatës. Sipas saj, Kuvendi jep autorizimin për marrjen e masave të sigurisë që kufizojnë lirinë personale, si arresti shtëpiak apo arresti me burg, ndërsa vendimi final i takon gjykatës, e cila mund edhe të mos i pranojë këto masa.

Ajo nënvizoi se, historikisht, jo vetëm gjatë 12 viteve të fundit, por përgjatë 35 viteve të tranzicionit, standardi politik në raste të tilla ka qenë dorëheqja. Si paralelizëm, Bushati përmendi rastin e Ilir Metës gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, kur pas publikimit të videos, Meta dha dorëheqjen, pa u tentuar të relativizohej çështja apo të bllokohej procesi përmes justifikimeve juridike.

‘Rezulton që edhe në rastin më të fundit që ishte Arben Ahmetaj, ishte bërë kërkesa në Kuvend, sepse praktikisht nuk mund t'i drejtohesh gjykatës për diçka që akoma nuk e ke mundësinë për ta kërkuar.

Dhe pas dy ditësh që Kuvendi kishte dhënë, duhet 107 vota për heqjen e imunitetit, që më duhet ta theksoj, nuk është, në kuptimin klasik imunitet, por thjesht jepet autorizimi për të mundësuar marrjen e masave të sigurisë që kanë të bëjnë me kufizimin e lirisë, në këtë rast, që është arrest shtëpie, arrest me burg. Pastaj i drejtohet gjykatës për të vendosur këtë, sepse në parim gjykata dhe mund të mos e vendosë.

Çfarë ka treguar, jo këto 12 vite, por në parim, çfarë kanë treguar, 35 vite po them? Kur ndodhin ngjarje të tilla, standardi ka qenë dorëheqja.

Kemi rastin, në qoftë se do bëjmë paralelizmin me qeverinë e Partisë Demokratike, në momentin kur doli video e Ilir Metës, Ilir Meta dha dorëheqjen. Nuk i shkoi mendja Sali Berishës apo Partisë Demokratike apo qeverisjes që ishte në atë moment që të thoshte, jo, nuk do jap dorëheqjen, kemi, shohim se jo videoja kështu, videoja ashtu dhe të mos japim autorizim.

Mendoj që ja vlen të marrë debatin më të madh nëpër studio dhe për opinionin publik, është kjo. Fshehja mbas debatit juridik bëhet me qëllimin për t'ju shmangur përgjegjësisë politike. Dhe këtë e pamë edhe në rastin kur Rama filloi të analizonte, pezullimi kështu, jo ndarja e pushteteve, jo kjo, jo ajo e tjerë e tjerë.

Këtu nuk kemi përballë, domethënë, okej, aspekti juridik e vendosin gjykatat dhe debati për Ramën, për opozitën dhe për të gjithë, çfarë mund të ketë ngelur ndonjë brenda Partisë Socialiste, që mund të ketë mendim të lirë, po themi, është të shtrohet çështja. Këtu nuk mund të shkojmë drejt puçeve kushtetuese apo drejt kapjes së institucioneve dhe të mos themi atë që duhet thënë. Që çfarë është kjo qeveri, që një zëvendëskryeministre me disa akuza nuk e shkarkon, se mirë që e kuptuam që nuk ka ndërgjegjen për të dhënë dorëheqje. Pra, ku qëndron kjo, si mund të qëndrojë kjo në një shtet anëtar të NATO-s, në një shtet që synon të

Ka një lloj gjuhe dhe kjo, mosdhënia e autorizimit, do të thotë se lë të hapur më pas një shteg për kosto të jashtëzakonshme. Sepse unë nuk e di, për shembull, opozita ka paralajmëruar 22 dhjetor protesta, po të nisem nga rasti i foltores, ndoshta nuk ka arsye për t'u trembur mazhoranca. Por në rast se nisemi nga fakti që tashmë në dritë të diellit po shihet çfarë është bërë, sidomos dhe me rastin e AKSHI-t, mund të marri një kosto shumë të madhe që mund ta bëjë shumë vulnerabël’, u shpreh ndër të tjera Endira Bushati në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco