I ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se zhvillimet e fundit lidhur me kërkesën për autorizim për ndalimin apo arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku janë të vonuara dhe nuk shoqërohen me ndalimin real të asaj që ai e cilësoi si “gjakderdhje financiare” e buxhetit të shtetit.
Sipas Blushit, edhe në momentet aktuale kontratat koncesionare të miratuara nga Balluku vijojnë pa asnjë masë ndalimi, ndërsa taksat e shqiptarëve, sipas tij, vazhdojnë të vidhen në mënyrë kriminale. “Asnjë masë ndalimi nuk është marrë, të paktën për të frenuar vijimin e vjedhjes,” u shpreh ai.
Duke folur për qëndrimin e Partisë së Lirisë, Blushi theksoi se reagimi i kësaj force politike ka qenë i menjëhershëm dhe i qartë. Ai u shpreh se faktet janë publike dhe se mjafton, sipas tij, të kujtohet se pesë afera të mëdha korruptive, me vlerë rreth 700 milionë euro, janë shkëmbyer brenda një dite, për të kuptuar se Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama duhej të ishin marrë të pandehur.
Në lidhje me procedurat parlamentare, Blushi deklaroi se Këshilli i Imuniteteve duhej të ishte mbledhur menjëherë dhe që çështja të ishte pika e parë e seancës së fundit parlamentare për këtë vit. Ai rikujtoi deklaratat e mëparshme të kryeministrit Rama në rastin Ahmetaj, kur kishte premtuar publikisht se mazhoranca nuk do të bëhej pengesë për asnjë kërkesë të prokurorisë ndaj deputetëve apo ministrave.
Blushi akuzoi kryeministrin Rama se kërcënimet e tij nuk kanë për qëllim mbrojtjen e Ballukut, por mbrojtjen e skandaleve ku, sipas tij, është i përfshirë drejtpërdrejt. Ai e cilësoi Ramën si “autor dhe përfitues” të aferave korruptive, duke i krahasuar metodat e qeverisë me praktika mafioze.
Sipas Blushit, rasti Balluku dhe skandali i AKSH-it tregojnë dy modele të ndryshme të grabitjes së taksave: njëri përmes tenderëve të paracaktuar për një përfitues të vetëm dhe tjetri përmes presionit ndaj kompanive që të përshtaten me kushtet e parapërcaktuara të tenderëve.
Ai kritikoi SPAK-un për mungesë guximi për të marrë në pyetje kryeministrin Rama, duke përmendur edhe çështjen McGonigal, për të cilën tha se është hetuar nga institucione prestigjioze ndërkombëtare. “Nuk do të kishte asnjë surprizë reale për shqiptarët nëse SPAK-u nuk do të merrte të paktën në pyetje Edi Ramën,” u shpreh Blushi.
Duke bërë një krahasim me rastin e Erion Veliajt, Blushi tha se edhe nëse Balluku arrestohet, aferat do të vijojnë, njësoj siç, sipas tij, po ndodh me inceneratorët. Ai theksoi se aktualisht në Shqipëri ka 244 kontrata koncesionare, me detyrime totale rreth 7.8 miliardë euro, pothuajse sa buxheti më i madh i miratuar ndonjëherë në vend.
Blushi:
Në fakt ju e cilësoni interesant, unë do ta cilësoja të vonuar. Sepse edhe në këto momente që ne flasim, kontratat koncesionare të Belinda Ballukut ende vijojnë, ende vijon gjakderdhja financiare e buxhetit të shtetit dhe asnjë masë ndalimi ndaj saj apo ndaj kujdo tjetër, të paktën, duhet të shoqërohej me ndalimin e vjedhjes dhe vijimit të vjedhjes në mënyrë kriminale të taksave të shqiptarëve, çka nuk e kemi parë as në rastin e zonjës Balluku, sepse të gjitha kontratat koncesionare prej saj ende vijojnë.
Në raport me zhvillimet e ndodhura, pra me kërkesën, drejtuar kuvendit për t'i dhënë autorizimin për ndalimin apo më saktë për arrestimin e zonjës Balluku, Partia e Lirisë ka reaguar e para dhe e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Asnjë sekondë nuk mund të harxhojmë për të diskutuar një çështje, e cila është në dritë të diellit dhe mjafton vetëm t'i referohemi faktit që pesë nga kryeveprat super korruptive të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut u shkëmbën në një ditë, i mjaftojnë sot çdo shqiptari sepse bëhet fjalë për 700 milionë euro, i mjaftojnë, janë fakte të mjaftueshme që Belinda Balluku, jo vetëm, por së pari Edi Rama duhet të ishte marrë i pandehur.
Ndërsa për çështjen konkrete, qëndrimi ynë është i qartë. Këshilli i Imuniteteve duhet të ishte mbledhur menjëherë dhe në seancën e ditës së nesërme, të fundit për këtë vit, kjo duhet të ishte çështja e parë. Nëse gjithmonë do t'i referohemi po atij standardi që propagandoi me zë të lartë Edi Rama kur ishte çështja e një tjetër zëvendëskryeministri, dhe i referohem rastit të zotit Ahmetaj, kur Edi Rama botërisht premtoi se ai kurrë dhe mazhoranca që ai përfaqëson kurrë nuk do të bëjë pengesë në rast se nga prokuroria do të kërkohej një autorizim për ndalim apo për masë tjetër sigurie ndaj kujtdo deputeti apo ministri të kësaj qeverie.
Megjithatë, është e qartë tanimë që kërcënimet e Edi Ramës në fakt nuk janë për mbrojtjen e Belinda Ballukut, por janë për mbrojtjen e skandaleve ku është përfshirë kokë e këmbë Edi Rama, sikundër ai është i vetmi autor, i vetmi përfitues i çdo afere korruptive. Më lejoni të theksoj dhe të evidentoj faktin që nga çfarë kemi njohur nga historia, çdo strukturë mafioze në botë do ta kishte zili mënyrën mafioze të Edi Ramës sa i përket vjedhjes dhe grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe mjafton t'i referohemi rastit Balluku apo skandalit tjetër të AKSH-it, për të kuptuar dy metoda të standarte mafioze të kësaj qeverie, të këtij kryeministri për të grabitur taksat e shqiptarëve.
Është çështja Balluku, që në thelb skandali qëndron në faktin që një tender paracaktohet për t'u grabitur nga nga një dorë e vetme, dhe rasti i AKSH-it, ku të gjithë grupet kriminale me mbështetjen e Policisë së Shtetit, bëjnë gjithçka për të detyruar kompanitë që të fiksohen apo t'i përshtaten kushteve të paracaktuara të tenderave. Këto janë dy metodat klasike mafioze të Edi Ramës për të vjedhur taksat e shqiptarëve dhe të gjithë sot, besoj e dimë, që fakti që kushdo sot nuk është imun, pra, i referohem kabinetit qeveritar, përballë akuzave për korrupsion, vetëm Edi Rama nuk thirret, as për çështje të cilat i kanë hetuar institucione prestigji të cilave në raport me ligjin nuk bie në diskutim, këtu i referohem çështjes së McGonigal dhe të stërhetuar dhe të nxjerrë në dritë të diellit sa i përket përfshirjes kokë e këmbë të Edi Ramës në korruptimin e një zyrtari të FBI-së.
Çështje për të cilat SPAK-u nuk ka patur kurrë guximin për ta marrë në pyetje Edi Ramën. Unë nuk impresionohem nga fakti që kemi sot një kërkesë për për arrestimin e zëvendëskryeministres, mund të surprizohesha dhe çdo shqiptar pra mund të kishte një farë surprize, një farë iluzioni, një farë shprese, në rast se SPAK-u do të merrte, të paktën do të merrte në pyetje, jo më të merrte të pandehur Edi Ramën sepse nuk shpjegohet ndryshe që
Nuk shpjegohet ndryshe dhe po i referohem rastit Veliaj dhe rastit Balluku, që sigurisht që do të ketë të njëjtin fund si Veliaj, që Erion Veliaj është sot në burg dhe afera e inceneratorëve vijon. Belinda Balluku mund të jetë javës tjetër, në burg dhe aferat do të vijojnë. Dua t'ju them dhe një element, që është shumë i rëndësishëm për t'u theksuar. Sot në Shqipëri ka 244 kontrata koncesionare.
Që në vlerë totale, pra detyrimet totale ndaj tyre shkojnë rreth 7.8 miliardë euro. Pra, afërsisht sa buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë që u miratua javën e kaluar. E dini sa është detyrimi në të gjithë vendet e Bashkimit Europian? Rreth 1 miliard, 1 miliardë euro, të gjitha vendet e BE-së. Pra, Shqipëria ka sot më shumë kontrata koncesionare,
sesa të gjitha vendet...
© SYRI.net