Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

'Më 22 dhjetor të gjithë në protestë'/ Këlliçi: Rama meriton fatin e Veliajt dhe Ballukut, si kryetar i organizatës dhe shef i tyre

'Më 22 dhjetor të gjithë në protestë'/ Këlliçi: Rama meriton fatin e Veliajt dhe Ballukut, si kryetar i organizatës dhe shef i tyre

16:41, 17/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me “dosjen Balluku”, duke ngritur akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas Këlliçit, në përgjimet që i përkasin Ballukut, përmendet hapur emri i kryeministrit si “përcaktuesi i vërtetë i tenderave”. Deputeti shprehet se nga këto përgjime del në pah pakënaqësia e Ballukut për zhvillimin e aferave korruptive pa dijeninë e saj, çka, tregon ekzistencën e një aktori tjetër më të fuqishëm në vendimmarrje.

Në deklaratën e tij, Këlliçi shprehet se përgjegjësia, nuk bie vetëm mbi Belinda Ballukun, por edhe mbi kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzon si drejtuesin real të kësaj skeme.

Deputeti i PD-së kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe kufizimin e mundësisë së saj për të ndikuar në prova, duke e cilësuar këtë si hapin e parë. Më tej, ai bën thirrje për dorëheqjen dhe hetimin e thelluar të kryeministrit.

Në fund të reagimit, Këlliçi u bën thirrje qytetarëve që të reagojnë dhe i fton në protestën e të hënës, më 22 dhjetor, kundër atij që ai e cilëson si “kryeministri më i korruptuar i Europës”.

Postimi i Këlliçit:

Prova përfundimtare!

Në përgjimet e të pandehurës Belinda Balluku, përmendet haptas emri i kryeministrit si përcaktuesi i vërtetë i tenderave.

Madje edhe ajo vetë, me gjuhë rruge dhe me pakënaqësi që ngjasojnë me ato të kodit të mafias, shprehet e pakënaqur që nuk dinte zhvillimin e aferave korruptive pa dijeninë e saj.

Kjo tregon se përveç Belinda Ballukut, ka edhe një aktor tjetër akoma më të fuqishëm në vendimmarrjen për hajdutërinë ndaj Shqiptarëve. Ai është Edi Rama.

Cfarë duhet të presim më shumë?!

Heqja e imunitetit të Belinda Ballukut dhe kufizimi i mundësisë së saj për të prishur provat duhet të jetë vetëm hapi i parë.

Pashmangshmërisht, kjo duhet të pasohet nga dorëheqja dhe hetimi i thelluar, i plotë i kryeministrit të vendit.

Edi Rama meriton fatin e Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut, jo vetëm si bashkëpunëtor i tyre, por si kryetar i organizatës dhe shef i tyre.

Ju takon qytetarëve shqiptarë të thonë fjalën e tyre, për ta dërguar më në fund këtë hajdut të rëndomtë aty ku meriton të shkojë.

Në koshin e plehrave të historisë.

Të hënën, me datë 22 Dhjetor, të gjithë përballë kryeministrit më të korruptuar të Europës!
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco