Provat e reja që Prokuroria e Posaçme ka paraqitur për argumentimin e kërkesës së saj për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, mesa duket përfshijnë drejtpërdrejt kryeministrin e vendit, Edi Rama. Në mesazhet që Belinda Balluku ka shkëmbyer me vartësin e saj, Ervis Berberi, ata kujdesen që një pjesë e tenderave që do të zhvillojë ARRSH të çohen deri në fund, pasi biznesmeni fitues e ka mbyllur me Edi Ramën. Një pjesë e këtyre mesazheve janë publikuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat.
Syri Tv
Edi Rama nuk është njeriu që ka përcaktuar vetëm tenderin e Tunelit të Llogarasë, por ai ka paracaktuar edhe tenderët e Unazës së Madhe, por edhe të mirëmbajtjes së një pjese të akseve rrugore të vendit. Kjo vërtetohet nga bisedat që SPAK ka siguruar në telefonin e ish-drejtorit të Rrugëve, Evis Berberi, dhe eprores së tij, Belinda Balluku.
Në bisedat që SPAK ka administruar duket qartë që Belinda Balluku dhe Evis Berberi zbatojnë porositë e kryeministrit për paracaktimin e fituesve të kontratave të mëdha publike që dikasteri i Ballukut tenderon.
Loti 1: Kontrata A “Supervizion punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior; supervizion për mirëmbajtjen e segmenteve rrugore të shtuara me VKM nr. 600, datë 13.10.2021”. Pasi i dërgon këtë fotografi në orën 18:08–18:09, shtetasja Belinda Balluku:
“Për këtë flet ky që ka rënë dakord me Ramën, e dyta pse ia bërë 3 vite? Se është çmenduri, merru me këto se do çmendesh. Sqaroi atij kurve se nuk do hapen procese të reja se nuk lejojnë financat.”Evis Berberi: Ok
Në orën 18:09, Belinda Balluku: Çfarë janë këto supervizione që ke hapur ti?
Në orën 18:10, Evis Berberi: Po pra, për 3 vite, janë të mirëmbajtjes.
Në orën 18:09, Belinda Balluku: Kanë mirëmbajtjet supervizion? I ke hapur ti? Epo një do t’ia marrë ky super k… se ia ka premtuar R.
Të martën, Prokuroria e Posaçme dërgoi një kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar lejen për një masë sigurie më të ashpër për Belinda Ballukun, “arrest në burg” apo “arrest shtëpie”. Kërkesa e organit të akuzës erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e zv/kryeministres nga pozicionet publike.
© SYRI.net