Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

'Këtu s'dihet kush është më kriminel, Suel Çela apo Edi Rama' Balliu: Nuk mund të vazhdohet më kështu

15:48, 17/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Opozita denoncoi një rast të paprecedentë që po ndodh me dosjen e zv/kryeministres Belinda Balluku. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi refuzon tu japë deputetëve të opozitës provat për numrin 2 të qeverisë Rama për të cilën SPAK I kërkon Kuvendit autorizimin për të vijuar procedurat për arrestimin e saj.

E ndërsa të premten pritet të mblidhet këshilli I Imuniteteve Peleshi refuzon të japë dosjen

“Këta nuk japin dosjen. Parlamenti ka detyrën t'i japë opozitës dosjen të shikojë provat që janë për Belinda Ballukun për të vendosur se si votohet. Të shikojë ç'ndërhyrje do mbajë. Këta nuk japin dosjen dhe po ju them unë dosjen nuk e japin sepse me shumë gjasë është dhe emri i Edi Ramës aty’ denoncoi deputeti i PD-së, Klevis Balliu.
 

Në studion e Syri Tv me gazetari Arnold Karriqi, Balliu  thotë se afera e tunelit të Llogarasë është kokë e këmbë aferë e Ramës, ndërsa Balluku ishte vetëm zbatuese. Ndërkohë zv/kryeministrja është përgjegjëse për aferat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe.

“Rasti i tunelit të Llogarasë është zbatimi i një urdhri, në mos kërcënimi nga Edi Rama. Anulimi i projektit të parë është bërë me urdhër të Edi Ramës, për interes të Edi Ramës, për projektin e Edi Ramës, për turqit e Edi Ramës. Belinda Balluku në atë projekt është thjesht një zbatuese.

Në rastin e tunelit të Llogarasë është kokë e këmbë një aferë e Edi Ramës, Balluku është zbatuese. Ajo e ke tek lotet e Unazës, e zhytur deri në grykë, atë e ke me banda, atë e ke kudo. Por në qoftë se Belinda Balluku meriton një ditë burg, Edi Rama i do një vit burg. Për nga përgjegjësia flas. Në qoftë se Belinda Balluku ka marrë 1 milion euro, Edi Rama ka marrë 10 milionë euro.

Balliu fton shqiptarët të ndërgjegjësohen  të ngrenë zërin e t’I bashkohen opozitës në protestën e 22 dhjetorit

Prandaj duhet të vijmë ditën e hënë. Dhe ditën e hënë ne do të vijmë për revoltë. Ky nuk largohet sepse 24 orë po të iki nga aty, shkon në burg. Atëherë duhet ta heqim. Me çdo mjet, formë dhe mënyrë. Sepse çdo mjet, formë dhe mënyrë është demokratike për sa kohë qëllimi është të shpëtosh demokracinë.

Qëllimi është i drejtë, ndaj çdo formë është e pranueshme. Nuk mundet ne të rrimë duarkryq dhe të shikojmë që drejtësia nuk e thërret Edi Ramën. Ai ishte tek dosja Balluku. Ai ka 60 telefonata, mesazhe me Berberin.

 Po ç'është kjo punë? Nuk dinte gjë ky për  Ahmetajn, s'dinte gjë ky për Saimirin, Tahirin, nuk dinte gjë ky për Çyrben, nuk di gjë ky për Belindën, nuk di gjë ky për Ilir Beqen.

Po si ka vjedhur gjithë shteti, gjithë qeveria, vetëm ky s'dinte gjë.
Po si ka mundësi gjithë shteti, gjithë qeveria ka vjedhur, vetëm ky s'di gjë. Ç'drejtësi është, ç'tallje është kjo? Këto duhen marrë një me një prej veshit të shkojnë në burg, po duhen marrë paratë cent më cent. Të cënosh ti sigurinë kombëtare të vendit dhe t'i japësh të dhënat personale të qytetarëve t'ia japësh Suel Çelës dhe Çopjave që t'i terrorizojnë qytetarët, t'i gjejnë shtëpinë shtëpi, lagje më lagje se ku janë.

Çfarë kriminelësh janë këta? Këtu s'dihet kush është më kriminel, Suel Çela apo Edi Rama

‘Nuk mundet të vazhdojë më ne që Stalini nuk di gjë. Që Edi Rama nuk di gjë se ç'vjedhin këta. Këtë, minimalja çdo qytetar shqiptar, u them mos pranoni të bëjë të t'ju bëjnë për budallenj. Dhe për atyre që thonë se ka pasur korrupsion, korrupsion ka pasur, ka dhe do ketë në gjithë botën.

Por jo të cënohet siguria kombëtare e vendit. Jo që të rrezikohet jeta e shqiptarëve me rrugë për të mbushur xhepat këto. U them shqiptarëve shikoni rrugët që ka ndërtuar Partia Demokratike sa vite kanë kaluar, bie shi e bie breshër e nuk u ndodh asnjë gjë. Kurse rrugët e këtyre të ndërtuara vetëm dy muaj apo tre muaj apo një vit më përpara, bie shi dhe shkërmoqet rruga. Sepse kanë vjedhur dhe rrezikojnë jetën e shqiptarëve duke ju thënë e kemi inauguruar ne, jeni në rregull kaloni dhe pastaj habitemi pse vdesin shqiptarët nëpër rrugët e Shqipërisë me makina. Sepse nuk ka asnjë mjet sigurie. Këta po vjedhin dhe në një formë a në një tjetër po vrasin shqiptarët. Kjo qeveri është kthyer tanimë në një organizatë terroriste.

Duke u ndalur tek dosja e AKSHI-t Balliu kërkon të merret nën hetim dhe Ilir Proda, drejtori i policisë së shtetit. ndërsa ngre shumë pyetje të cilat kërkojnë përgjigje.

Si mundet institucionet e sigurisë të vijnë në dorë të krimit të organizuar? Si mundet që qindra miliona euro të këtij në këtë institucion të kalojnë për biznesmen të familjes. Kopshti privat. Për baxhanakët, për kunetërit e familjes Rama. Si mundet? Dhe pse nuk ka hetim për këtë njeri? Pse nuk është thirrur ky njeri? Gysa Agasi është kuti pandore. Belinda Balluku është kuti pandore

“Ç'punë ka nëndrejtori i policisë së Tiranës të merret me tenderat e AKSH-it? Ç'do të thotë kjo? Ku ndodhin këto? Pse nuk merret në hetim Ilir Proda? Ky njeriu që i dalin të gjithë oficerët e policisë të inkriminuar, këtij që i ndodh vrasja në mes të aeroportit. Ai është për hetim, ai është për burg. Këto janë shakara të shëmtuara po të cilave po u vjen fundi. Kjo është qeveri e rënë.

Balliu thekson se opozita do të jetë në ballë të betejës për ta larguar këtë qeveri. 

Kjo është një rrugë pa kthim për ne. Po unë garantoj çdo shqiptar që kjo përballje nuk është përballje politike. Dhe këtë e them me sinqeritetin më të madh. Kjo është për të dalë nga narko-shteti dhe për t'u kthyer tek shteti. Çdo shqiptari i them, fusni duart në xhep dhe shikoni ç'ju ka mbetur.

Shikoni lodhjen tuaj, rraskapitjen tuaj, tetë orë në punë, 16 orë në punë dhe nuk bën fajde, nuk ju sjell asnjë ndryshim në jetën tuaj. Pse? Sepse çdo pikë djerse, pikë gjaku, çdo cent që mbledhin shqiptarët, Edi Rama e merr me taksa. Dhe e merr me taksa që i ngren çdo ditë, sepse ato taksa duhet për të mbuluar vjedhjet që bën në buxhetin e shtetit. Jo vetëm kaq, por nuk mendoj që ka gjë më të shtrenjtë se fëmija e çdo shqiptari. Për çdo njeri, jo në Shqipëri po në gjithë botën. Nuk mendoj që ka gjë më të shtrenjtë se fëmija. T'i japësh informacionet për fëmijët e shqiptarëve Suel Çelës, kjo është monstruozitet.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco