Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

‘Balluku’ në kasafortën e Kuvendit/ Bardhi - Peleshit: S’e mbyll dot korrupsionin e Ramës, është sheshit çdo gjë!

‘Balluku’ në kasafortën e Kuvendit/ Bardhi - Peleshit: S’e mbyll dot korrupsionin e Ramës, është sheshit çdo gjë!

15:11, 17/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar, lidhur me bllokimin që Kuvendi i ka bërë dosjes Balluku, në mënyrë që deputetët të njihen me provat e SPAK deri në mblidhjen e Këshillit të Mandateve të premten e 19 dhjetorit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi shkruar se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, po gabon me kyçjen në kasafortë të provave të SPAK për Belinda Ballukun, ndërsa shton se është detyrim ligjor pasja e tyre nga ana e deputetëve në Këshillin e Mandateve.

‘Këto nuk i sjellë për t’i mbyllur në kasafortën e Protokollit të Kuvendit, por për t’ia vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe deputetes së marrë të pandehur, që të jenë të përgatitur për vendimmarrjen në mbledhje’, thuhet në reagimin e Bardhit.

Lexo edhe: SPAK kërkon arrestimin/ Rama urdhëron Peleshin të kyçë në kasafortë dosjen e Ballukut

Bardhi i kujton Peleshit, se për të zbatuar ligjin nuk është e nevojshme për të pyetur SPAK dhe  Ramën.

‘Vendosi në dispozicion deputetëve materialin e plotë, përfshirë provat shoqëruese të relacionit dhe urdhrin e prokurorit të datës 16.12.2025’, ishte kërkesa e Bardhit ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Niko e ke gabim! Nuk e mbyll më dot në kasafortë korrupsionin e Edi Ramës! Është sheshit, në çdo punë publike!

SPAK, sipas ligjit, ka detyrimin të sjellë në Kuvend relacionin, shoqëruar me provat mbështetëse. Këto nuk i sjellë për ti mbyllur në kasafortën e Protokollit të Kuvendit, por për tia vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe deputetes së marrë të pandehur, që të jenë të përgatitur për vendimmarrjen në mbledhje.

Për të zbatuar ligjin ska nevojë të pyesësh as SPAK as Edi Ramën! Vendosi në dispozicion deputetëve materialin e plotë, përfshirë provat shoqëruese të relacionit dhe urdhrin e prokurorit të datës 16.12.2025.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco