Lideri i demokratëve, Sali Berisha nga PD ka denoncuar një skandal tejet të rëndë, teksa Këshilli i Mandateve mblidhet të premten e 19 dhjetorit për heqjen ose jo të imunitetit të deputetit për Belinda Ballukun.
Nga selia blu në konferencën për gazetarët, Berisha tha se kryeparlamentari Niko Peleshi nuk u vendos në dispozicion deputetëve të opozitës, provat që SPAK ka për Ballukun.
Një veprim i tillë sipas Berishës është antikushtetues dhe antiligjor nga ana e Peleshit.
‘Ky është një akt antikushtetues, antiligjor, një përpjekje e verbër për të mbrojtur me çdo çmim dyshen Rama-Balluku, dyshen më hajdute që ka pasur Shqipëria në historinë e saj', u shpreh Berisha.
Cilat janë zhvillimet?
Zhvillimet vazhdojnë supermafioze.
Pasi prokuroria paraqiti në parlament kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut, ju e patë reagimin e menjëhershëm të Edi Ramës si udhëheqësi i reformës në drejtësi, udhëheqësi i vjedhjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë, la të kuptojë se ai nuk do t’i heqë imunitetin.
Se nuk do veprohet si në rastet e tjera, se do bëjmë një analizë të thelluar ëpr të shpëtuar menderen e tij.
Tani, çfarë ka ndodhur tjetër?
Gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë.
Prokuroria ka dorëzuar kërkesën dhe provat, se ku e bazojnë kërkesën e tyre për arrestimin e Lubi Ballukut.
Niko Peleshi ka futur provat në kasafortë dhe nuk ua jep deputetëve të opozitës, anëtarë të komisionit të verifikimit të mandateve.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë.
Nuk ua jep sepse provat kanë gjëra të llahtarshme, të cilat e tregojnë Lubinë thjesht një shërbëtore të Edi Ramës.
Dhe ai nuk u jep dhe kërkon të mbledhë Këshillin e Mandateve pa dorëzuar të plotë dokumentet anëtarëve të Këshillit të Mandateve.
Ky është një akt antikushtetuese, antiligjor, një përpjekje e verbër për të mbrojtur me çdo çmim dyshen Rama-Balluku, dyshen më hajdute që ka pasur Shqipëria në historinë e saj.
Kërkojnë që ta çojnë pas Vitit të Ri, ta spostojnë, madje edhe të mos mbledhin parlamentin gjersa të duan vetë.
Deputetët e PD do të kërkojnë mbledhjen urgjente të parlamentit në përputhje me Kushtetutën.
Dhe kjo është taksative, ndaj i them Ramës, mos u fshih pas fustanit të Lubi Ballukut.
Por dil hajdut siç je, turpi i Shqipërisë, turpi i njeriut dhe njerëzimit.
Çfarë manovrash bëhen kështu?
© SYRI.net