Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Berisha: Lubia po e merr me vete Edi Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve vetëm në një celular

12:54, 17/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët nga selia blu u shpreh se zëvendësja e kryeministrit, Belinda Balluku po e merr me vete, edhe vetë Ramën.

Deklaratën, Berisha e mbështet nga përgjimet e ish kreut të ARSH-SË, Evis Berberi me Ballukun, ku thuhet se ish  zyrtari i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka mbi 400 video të të gjitha llojeve në një celular të vetëm.

Sipas Berishës, Balluku ishte ajo që në selinë e PS, mblodhi gjithë qeverinë dhe kryesinë, dhe me tone kërcënuese i shantazhi duke i kërcënuar gjithashtu se do t’i marrë me vete.

Unë u kisha informuar ju dhe qytetarët shqiptarë se Lubia, dhe ju lutem shumë mos i thoni Luba, se Luba shkon në drejtim të dashurisë, kurse Lubia shkon në drejtim të kuçedrës.

Po merr me vete Ramën.

Unë u kisha informuar ju se menjëherë pas komunikimit të aktakuzës, ajo shkoi direkt në kryeministri dhe i tha se do të marr me vete.

Dhe atëherë, për të qartësuar opinionin publik, u detyrova t’i referohem legjendës apo përrallës ‘keni parë, nuk keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, hipur të dy në një kalë’.

Lubia e mori për krahu të nesërmen në selinë e PS, mblodhi gjithë qeverinë dhe kryesinë, dhe me tonet më kërcënuese u tha se cilido që të flasë, do ta marr me vete.

Dhe Rama, i palosur, tha se Skapi është kundër PS, Lubia nuk ka bërë asgjë, gjithë problemi është tek unë.

Këtu para jush u informova se në debatin 7-orësh, ku Rama në vetëmbrojtje, si trumcaku që harron, nuk mban mend ato që bën, i kthehet dhe i thotë, ato mesazhet na prishën shumë punë.

Cilat mesazhe, i thotë Lubia.

Mesazhet në telefonin e Evis Berberit.

Po të tuat janë shumë më keq, shumë më komprometuese.

Pale pastaj që i rikujtoi se Evis Berberi ka vetëm në një celular 403 minuta video të të gjitha llojeve.

Rama u palos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco