Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Bardhi: Dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit, provon se Rama nuk po mbron Ballukun, por veten e tij!

Bardhi: Dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit, provon se Rama nuk po mbron Ballukun, por veten e tij!

12:17, 17/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar me një status në Facebook, ku denoncon hapur manovrat e kryeministrit Edi Rama për të mbrojtur interesat personale në pushtet.

Sipas Bardhit, dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut provon qartë se Rama nuk po mbron as ligjin e as drejtësinë, por vetëm veten e tij. Ai thekson se kjo nuk është hera e parë që vihet re ky model qeverisjeje, por ardhja e dokumenteve shtesë në Kuvend e konfirmon me prova: një Kryeministër i fokusuar tek ndarja e tenderave në vend të mbrojtjes së interesit publik. 

'Dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, provon në mënyrë të plotë, se Edi Rama nuk po mbroka Belinda Ballukun, por veten e tij! Në fakt e kemi thënë që ditën e parë, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova. Çfarë turpi, Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave!' - shprehet ai në postim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco