Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Organizatë Kriminale në Kryeministri dhe Black Friday në Kuvend

Organizatë Kriminale në Kryeministri dhe Black Friday në Kuvend

11:03, 17/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Basir Çollaku

SPAK duket se ka marrë një zyrë të përkohshme në Kryeministri. Predha këtë herë qëllon në oborrin e qeverisë. Tek AKSHI. Tek Belinda. Tek Linda.

Organizatë Kriminale me aktivitet e me zyra në Kryeministri. Ky është privatizimi i institucionit nga Mafia. Tetë persona në hetim, por dy prej tyre biznesmenë dhe "yes-men" të nëntokës e biznesit, kanë gjetur shteg arratie, duke lënë sërish dyshime të marrjes dijeni nga zinxhiri operacional.

Janë së paku 11 procedura tenderimesh. Janë afro 500 milionë euro. Një incenerator në godinën e Këshillit të Ministrave. Por ka diçka më ndryshe.

Zyrtarisht thuhet mes të tjerash se "..Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” Regjia e marrjes së parave publike kishte sektorin e dhunës nëse bindja nuk dëgjonte. Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet forcës, dhe heqje e paligjshme e lirisë, pengmarrja janë. Emra funksionarësh drejtues në Policinë e Shtetit pjesë e organizatës. Nëse nuk bindesh, të vrasin. Ergys Agasi, koordinatori mes Mafies dhe Qeverisë.

Problem nuk është vetëm grupi i strukturuar kriminal i AKSHI-t, as dhjetëra e qindra milionët e eurove të tenderave me urdhër nga lart, madje as shndërrimi i policisë së shtetit në skuadron pengmarrjeje, Por çfarë kanë bërë çunat me përmbajtjen e sistemeve dhe serverave që kanë “mirëmbajtur”. Është siguria kombëtare në duart e krimit të organizuar vendas dhe të huaj. Janë këta "iranianët" e Ramës. Goditja dhe akuzat e SPAK janë befasuese dhe provë e përballjes ekstreme. Në këtë biznes akuzat kanë qenë të shumta për bashkëshorten e Kryeministrit, baxhanakun Frangu të kreut të qeverisë. Dy tendera denoncuar nga Ahmetaj ishin 181 milionë euro. Ka pafund akte kriminale në këtë dosje. Shumë trafikantë e shumë biznese e shumë zyrtarë.

Black Friday në Kuvend.

Cilën Lindë do të mbrojë Rama, atë të shtëpisë apo të qeverisë?!

Ajo e shtëpisë ka telashe nga dje me dosjen AKSHI. Ajo e qeverisë me dërgesën po të djeshme të SPAK në Kuvend, për heqje imuniteti dhe arrest. E premtja e Parlamentit ka shqyrtim të kërkesës për Ballukun. Është një Black Friday, siç njihen ditët tregtare të uljes së ndjeshme të çmimeve që të përfitojnë konsumatorët. Ditë ku duhet të ketë "rënie të madhe të çmimit" të të akuzuarve Rama-Balluku. Vota mbrojtëse ndaj të pandehurës është pro Mafies. Përrallat për procedurë janë histori këstesh. Këtu lufta ndaj krimit dhe marrja e lejes për të vënë të pandehurën para drejtësisë, sjell përfitim për qytetarët. Në rastin e betejës së fituar nga sistemi prokurori-gjykatë e premtja bëhet e bardhë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco