Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Sadiku: Populizmi i Kurtit ka zhgënjyer Kosovën, diaspora dhe teknologjia janë çelësi i rikthimit të zhvillimit

10:15, 17/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto' në Syri TV, me gazetarin Flavio Qarri, Ermal Sadiku, biznesmen dhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh me një ton të fortë kritik ndaj qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, duke denoncuar dështimin e saj në drejtimin e shtetit gjatë gjashtë viteve të fundit.

 Sadiku e paraqiti diasporën si një motor të pazëvendësueshëm zhvillimi ekonomik dhe social të Kosovës, duke kritikuar polarizimin e saj nga qeveria aktuale dhe duke apeluar për një bashkëpunim të unifikuar me diasporën për të rikthyer besimin dhe investimet.

 Vizioni i tij për të ardhmen e Kosovës thekson rëndësinë e teknologjisë si shtyllë kyçe të zhvillimit, duke kërkuar integrimin e saj në arsim, shëndetësi, bujqësi dhe legjislacion. Në këtë kontekst, Sadiku argumentoi se populizmi dhe demagogjia e qeverisë Kurti kanë sjellë stagnim ekonomik dhe social, duke theksuar zhgënjimin pragmatik të qytetarëve, dhe bëri apel që partitë politike të tejkalojnë polarizimin e thellë për të siguruar një qeverisje stabile dhe të përgjegjshme.

Pjesë nga deklarata:

Nuk e di a ka shpresë, sepse në statistika opozita ka qenë më e anuar nga Lëvizja Vetëvendosje, por mendoj që unë si anëtar i Lidhjes Demokratike e shohim diasporën si një faktor kyç në zhvillimin e Kosovës. Mendoj që e kemi diasporë fantastike. Mendoj që kanë qenë kontribuesi më i madh i zhvillimit ekonomik të Kosovës. Edhe qasja jonë ndaj tyre në të spikme të reja është që ne kërkojmë që ata të mbajnë komunikim të vazhdueshëm me Kosovën, të vazhdojnë investimet e tyre dhe jemi të hapur të bashkëpunojmë me diasporën. Domethënë, unë personalisht si Ermal gjithë suksesin tim në industri dhe ndoshta edhe në shkollim e kam nga ndihmat e diasporës.

Ç’ka ka ndodhur me këto 10 vitet e fundit është se diaspora pak është keqinformuar dhe është polarizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe atje ka ndodhur një ndarje e panevojshme për diasporën tonë. Kjo duhet të ndalet. Diaspora s’ka nevojë të jetë e polarizuar; diaspora duhet të jetë e bashkuar. Edhe për palidhje, mendoj se nuk duhet të jetë kaq e politizuar sa është sot.

Por ata janë të patjetërsueshëm këtu; ata janë një faktor i rëndësishëm në GDP-në e Kosovës, në jetën sociale, në jetën kulturore, sportive, dhe në të gjitha fushat janë faktorët kyç për zhvillimin e këtij shteti. Jo vetëm se nuk vij nga bota e politikës, po as familja ime nuk vjen nga bota e politikës, as prindërit, as gjyshërit, as shoqëria. Po, dëgjo, unë mendoj që teknologjia, ajo që unë e përfaqësoj, nuk është më vetëm një vegël aty, një kompjuter ose një aplikacion. Unë mendoj që teknologjia sot është pjesë e pashmangshme e zhvillimit të një shteti.

Teknologjinë unë nuk e shoh si një kompjuter ose si internet. Unë e shoh si diçka e cila duhet të inkorporohet në ligjet e shtetit, në ndërtim, shëndetësi, arsimin, agrikulturën dhe edhe në ekonomi, edhe në ligjdhënie. Unë mendoj që teknologjia nuk është luks; teknologjia është diçka që nuk guxon të mënjanohet nëse mendon të zhvillohesh si shtet. Nuk është teknologjia diçka siç është parë më herët, para 10 ose 20 viteve. Sot një vend i cili nuk e ka teknologjinë si shtyllë primare të zhvillimit të vet, do të mbetet mbrapa. Nuk mund ta ndjekë zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit e aq më pak të vendeve të Evropës.

Edhe pak a shumë kjo më ka shtyrë të jem pjesë e politikës, sepse mendoj që Kosovës i duhet një drejtim më modern. Edhe në anën tjetër, mua më ka penguar ky populizmi dhe demagogjia që ka mbizotëruar në këto gjashtë vitet e fundit. Mhm.

Unë mund të flas për rastin tim, por mendoj që një pjesë e madhe jo e opozitës, por edhe e popullit të Kosovës ka filluar pak të zgjohet, ka filluar pak të shohë që populizmi nuk është zgjidhje, që ai tingëllon mirë, po për këto gjashtë vitet e fundit në realitet nuk kemi parë sukses nga demagogjia dhe populizmi, dhe këto ide që janë parë në Kosovë kanë filluar të ndërrojnë. Ka filluar të largohet ajo fryma që gjithçka është shkatërruar në Kosovë dhe ata kanë vjedhur dhe kanë bërë. U pa që këta tash bëjnë edhe më keq, por fjalët i kanë më të mëdha, e puna shumë më e vogël. Domethënë, Kosova po ndryshon në këtë aspekt shumë shpejt.

Dëgjo, është gjëja e vetme në Ballkan, ndoshta në 20 vitet e fundit, që një parti politike e merr udhëheqjen e shtetit dhe, edhe pas herës së parë që udhëheq vendin, humb në popullaritet. Domethënë, nëse e shohim krahasimet e Edit në Shqipëri, ose Gjukanoçit në Mal të Zi, apo Grevskit në Maqedoni, apo Vuçiçin në Serbi, të gjithë këta pasi e morën pushtetin e mbajtën edhe fuqinë elektorale. Ndërsa Kurti është hera e parë në Ballkan që, edhe pse i dhanë 51%, tash ra në 42%, domethënë një rënie prej rreth 16% në elektorat. 16% në raport me votën e tij, po mendoj, dhe 8% në raport me votën e përgjithshme.

Kjo është sepse populli i Kosovës është shumë pragmatik në votim. Të jep mundësinë, edhe ne ia kemi dhënë zotit Kurti mundësinë. Domethënë ai ka marrë 51%, ka marrë qeverinë, presidencën, kryeparlamentarin, kontrollon çdo institucion shtetëror në Kosovë që mund të kontrollohet. Dhe e kemi parë që kaluan afër gjashtë vite dhe nuk ka zhvillim; nuk kemi zhvillim në arsim, nuk kemi zhvillim ekonomik, nuk kemi zhvillim në shëndetësi. Ndryshimet që bëhen në Kosovë i themi “harnime aty-këtu”, domethënë disa ndryshime të vogla që janë momentale.

Edhe këtë që po e them unë, nuk ka nevojë t’i besohet fjalëve të mia. Mundesh të marrësh një veturë, të dalësh dhe të vozitësh nëpër Kosovë dhe e vëren aty ku është prekur nga qeveria e sotme një rrugë; është një rrugë e keqpunuar, një rrugë me shumë probleme. Edhe e vëren një rrugë e cila është bërë në qeveritë e kaluara, të cilat gjithashtu kishin shumë probleme, dhe atë e kuptoj dhe e kam kritikuar, por megjithatë është bërë një punë shumë e madhe. Kjo nuk mund të mohohet nga askush.

Për shikuesin në Shqipëri do ishte asgjë të shihej se populizmi nuk kalon dhe populizmi e dëmton këtë vend. Nuk i dua politikat e majta, nuk i dua politikat e majta në vende të pazhvilluara ose në tranzicion siç janë Kosova dhe Shqipëria. E para dhe e dyta, nuk kisha pasur qejf popullin tim ta shihja kaq të polarizuar sa e shoh sot. Ne nuk jemi aq armiq me njëri-tjetrin sa është paraqitur nga politika e kaluar apo nga partitë politike të kaluara. Unë mendoj që partitë duhet të bashkëpunojnë, duhet të gjejnë rrugë të bashkëpunojnë dhe ta gjejnë një mundësi që vendi të mos mbetet një vit pa qeveri. Kjo është e domosdoshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco