Çuditë nuk kanë fund në këtë vend. Ata që votuan që Erion Veliaj të shkarkohet dhe me të të merrej drejtësia i kanë dërguar letër SPAK-ut që të lejojë Veliajn që të marrë pjesë në mbldhjen ku do të diskutohet buxheti i Bashkisë së Tiranës.
Marrëzia nuk mbaron këtu. Anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë në letrën e tyre se “prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik”.
Pjsemarrjen në këtë mbledhje e kishte kërkuar edhe vetë Veliaj. Dhe afërmendësh nuk ka si të ndodhë ndryshe edhe pse hetohet për korrupsion dhe abuzim me paranë publike, është ai që duhet të caktojë se ku do të shkojnë paratë e kryeqytetit. Pra në destinacione që të vidhen prapë.
Këshilli Bashkiak i Tiranës që e shkarkoi me unanimitet tani i kërkon zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët. Duke u kthyer kështu në komplet qesharakë.
Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore.
Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.
© SYRI.net