Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Dosja Balluku/ Hysni Gurra: Prova si Rama drejton shtetin si strukturë mafioze

09:27, 17/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila riktheu në detyrë zv/kryeministren e qeverisë Rama në hetim për shkelje të barazisë në 8 tendera, Prokuroria e Posaçme kërkoi më 16 dhjetor autorizimin e Kuvendit për një masë arresti ndaj numrit 2 të qeverisë. 

Të premten (19 dhjetor)  mblidhet Këshilli për Rregulloren e Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK dhe do t’i japë mundësinë Ballukut që të bëjë mbrojtjen e saj.

Kryeredaktori i Syri.net, Hysni Gurra i ftuar në studion e Kafe Shqeto’ në Syri Tv thotë se si dosja e AKSHI-t dhe dosja e Ballukut janë prova si funksionon shteti i Edi Ramës, strukturë mafioze shtetërore.

“Juridikisht e shpjegojnë avokatët por politikisht ngjarjet e djeshme janë e njëjta ngjarje. Mënyra si funksionon shteti i Edi Ramës, si strukturë mafioze shtetërore. Çështja e AKSHI-t është përpjekje  e Edi Ramës për t'ua varur në qafë disa personave, emrat e të cilëve dolën dje, që nga ajo Karçanaj dhe dy biznesmenët e tjerë. Pra është një çështje që e ka më të lehtë për t'ia varur dikujt në qafë, ndërsa për çështjen e Belinda Ballukut, me sa duket ajo nuk pranon, nuk do që ta marrë në qafë. Nuk pranon të bëhet kurban dhe këtu i ka hasur sharra ngushtë po themi në mënyrë metaforike, Edi Ramës.  Po, në kompleksitetin e saj, Edi Rama dje ka marrë dy goditje nga, drejtësia brenda ditës.

 “Rama si rrallë herë nuk arriti dot ta menaxhojnë çështjen. Nuk besoj që kjo është thjesht çështje e SPAK-ut. Një ditë të bukur u trimërua SPAK-u.  Unë nuk kam besuar ndonjëherë kurrë te SPAK-u, që nga mënyra se si është krijuar SPAK-u. Pra, ai që të financon, ai të kontrollon. Dhe kush e financon SPAK-un ne e dimë, kush e kontrollon dihet pastaj.”

Por a do i hapë rrugë Rama SPAK-ut për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku?

“Fakti që Rama dje lëshoi një sinjal se nuk do ta lëshojnë Ballukun. Për mendimin tim është duke bërë lojën që ka bërë me secilin prej atyre që ka hequr deri tani. Pra, ai është në gjendje të, të çojë pas hekurave ose të flakë në rrugë këdo që i ka shërbyer atij për të shpëtuar veten e vet.“

Unë mendoj që të premten ai do t'ia japë lejen prokurorisë për Belinda Ballukun, sepse hapja e një lufte e di çfarë ndodh?

Në qoftë se ai reziston, nuk i jep leje, ai hap luftë edhe agjencive ndërkombëtare dhe partnerëve. Pra, i prishen marrëdhënie dhe ekuilibra që e kanë mbajtur në pushtet deri tani' analizon Gurra.

Po a ishte shkrimi i djeshëm i kryeministrit një përpjekje për të bërë një negociatë me partnere?

Hysni Gurra: Më shumë mendoj se ishte, përpjekja e tij ishte për t'i thënë Belinda Ballukut që kjo është maksimumi që unë mund të bëj për ty.

Sigurisht ai të premten do të krijojë një narrativë lufte me SPAK-un, do krijojnë një atmosferë tensioni të ditës, por në fund të fare unë nuk besoj se ka guximin që të shkojë përtej kësaj dhe ta mbajë me zor Belinda Ballukun në detyrë, nuk do t'ia dalë dot.

Po shqiptarët pse heshtin? 

Gurra e sheh me shqetësim mos reagimin e shqiptarëve, të cilët shohin cdo ditë e më shumë si u vidhen paratë e tyre dhe nuk reagojnë.

“Problemi është unë e theksoj vazhdimisht, tek shqiptarët. Çfarë duhet të ndodhë më që shqiptarët të kuptojnë se janë të qeverisur nga një kupolë mafioze, në, që nga 2013-ta edhe deri tani. Ka futur në burg Saimir Tahirin, i vari në qafë kanabizimin dhe e futi në burg. Ka futur në burg Lefter Kokën, i vari inceneratorët, e futi brenda. Ka futur në burg Ilir Beqjan, të gjithë koncesionet e shëndetësisë, miliona euro, ja firmosi me dorën e atij.

Erion Veliajn e përdori për të pastruar paret e krimit me ndërtimet, për të shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme Tiranën dhe e kemi në qelitë e Durrësit.

E ka përdorur dhe Ilir Metën për të ardhur në pushtet në 2013-ën, e tërhoqi zvarrë për t'i dhënë shembull gjithë shqiptarëve se shiko çfarë bëj unë, pra ishte në kulmin e pushtetit.

Në, gjykimin tim, Edi Rama nuk do ta gjente gjë në qoftë se do vazhdonte t'i kishte yjet në anën e tij, por tani nuk i ka më yjet në anën e tij. Me këtë duhet të them që ka ndryshuar ekuilibrat sepse po të kishim një pushtet tjetër në SHBA, siç e dimë ato me fuqinë e Sorosit, nuk do ta gjente gjë. Shqipëria do bëhej një llum si më keq se ç'është. Por me sa duket ka ndryshuar realisht situata dhe ai nuk i ka më ato mekanizmat në dorë për të shtypur popullin e vet, për të vjedhur popullin e vet edhe për të blerë mbështetjen ndërkombëtare si askush tjetër në rajon. Në Bullgari njerëzit janë në rrugëve, iku kryeministri, dha dorëheqjen. Në Greqi, Micotaqis nuk i lirojnë rrugët grekët edhe pse ka thënë që do e rishikojë buxhetin, ata prapë nuk tërhiqen derisa të shkojnë aty ku kanë kërkesat ata. Vuçiçi, pavarësisht se u mundua dje ta kamuflojë që Kushneri iku, Kushneri erdhi, po ikën nga protestat.

Shqipëria ka opozitë, pavarësisht se nëpër studio televizive natë për natë bëjnë gam gam që s'ka opozitë, Shqipëria realisht e ka një farë opozite. Në Serbi nuk ka fare por përsëri, po e dorëzon pushtetin, po shkon në zgjedhje të parakohshme. Vetëm shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco