Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

‘Në rreth të kuq’/ Berisha: Zgjedhja fatale e Edi Ramës mes Lubisë dhe Lindës

‘Në rreth të kuq’/ Berisha: Zgjedhja fatale e Edi Ramës mes Lubisë dhe Lindës

23:49, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku komenton zhvillimet e fundit politike dhe hetimore ndaj zëvendëses së Edi Ramës, Belinda Balluku dhe drejtoreshës së AKSHI-t.
 
Komenti i Berishës vjen pas diskutimit që është bërë në emisionin “opinion” mbrëmjen e sotme për këto ngjarje të ditës.
 
Në postimin e tij, Berisha e cilëson si një moment kritik për Ramën zgjedhjen mes Belinda Ballukut, me të cilën kanë ndarë plaçkë bashkë dhe Mirilinda Kërçanajt, për të cilën kreu i opozitës ka hedhur akuza si pesonazh që ka punuar për rrethin e ngushtë të familjes Rama.
 
Më tej ai e quan të martën e 16 dhjetorit si, e marta e zezë për narkoregjimin e Ramaduros.
 
Postimi i Berishës:
 
Duke ndjekur Opinionin!
 
Lubia apo Linda, Linda apo Lubia.
 
Zgjedhja e jetës së Edi Ramës në rreth të kuq.
 
Miq, sot e marta e zezë për narkoregjimin e Ramaduros.
 
Në mëngjes herët prokuroria speciale informoi arrestimet në Kopshtin Privat të Edi Ramës edhe familjes së tij, pra konkretisht arrestimin e Mirelindës së AKSH-it dhe zëvendëses së saj, të koordinatorit të Ramës për bandat dhe kartelët e drogës Ergys Agasit, të biznesmenit qeveritar Ermal Beqirit dhe tetë të tjerëve si grup i strukturuar kriminal me akuzën pengmarrje, korrupsion, etj.
 
Miq, AKSHI është kopshti personal i Edi Ramës sepse:
 
1- 96% të tenderave aty i ka fituar kunati i Edi Ramës Armand Frangu në bashkëpunim apo përmes personave nën emër tjetër Ilir Beqjen, Gerond Meçën, Ermal Beqirin. Vetëm në një vit Armand Frangu ka 800 transaksione nga thesari i shtetit.
 
2- Këto tendera sipas disa burimeve janë realizuar me 250 procedura sekrete.
 
3- Kontrolli me dorë të hekurt mafioze nga familja Rama provohet nga dy pengmarrje: Pengmarrjen e Gerond Meçës, i cili është i regjistruar duke pohuar rolin dhe ndërhyrjen direkte të Linda Ramës në tendera për kunatin e saj.
 
Pengmarrja e Daniel Shimes, ish-zëvendësdrejtor i AKSH-it, që u shkarkua nga detyra vetëm një orë pasi doli në 8 orë pyetje në hetuesi Mirlinda apo Lubia Bis.
 
Të dy pengmarrjet kanë të përbashkët uniformat e pengmarrësve, bodrumet e Suel Çelës dhe interesat e familjes Rama.
 
Por dallojnë shumë sepse pengmarrjen e Geronit e hetuan gjermanët, kurse pengmarrjen e Danielit nuk guxon njeri ta hetojë.
 
Po sot në drekë Prokuroria Speciale, pas rëndimit të akuzave ndaj Lubi Ballukut, i paraqiti Parlamentit kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut.
 
Pyetja sot është: tani Edi Rama në rreth të kuq, cilën do mbajë dhe cilën do lëshojë — Lubinë që e mban peng apo Lindën, gjysmën e tij më të mirë.
 
Kjo është çështja!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco