Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë një mesazh politik dhe një thirrje për mobilizim qytetar.
Në postimin e tij, Bardhi bën të ditur se ka zhvilluar një takim me mbështetës demokratë në njësinë 1 të Tiranës, duke e cilësuar atë si një kafe me “miq të mirë demokratë”.
Gjithashtu, ai ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën kombëtare të paralajmëruar për datën 22 dhjetor, në orën 18:00. Sipas Bardhit, protesta organizohet kundër asaj që ai e cilëson si “qeveria më antikombëtare që ka njohur historia e Shqipërisë”.
Postimi i plotë:
Një kafe me miq të mirë demokrat të njësisë 1, Tiranë.
Më 22 Dhjetor, ora 18:00, të gjithë bashkë në protestën kombëtare, KUNDËR qeverisë më antikombëtare që ka njohur historia e Shqipërisë.
© SYRI.net