Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Këlliçi: Asnjë pushtet ilegjitim nuk mbahet me dhunë... Të hënën të gjithë në shesh!

Këlliçi: Asnjë pushtet ilegjitim nuk mbahet me dhunë... Të hënën të gjithë në shesh!

20:52, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me Kryesinë e PD Dega nr. 9 në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se asnjë pushtet ilegjitim nuk mund të qëndrojë përmes dhunës apo forcës së policisë.

Duke iu referuar zhvillimeve në rajon dhe presionit qytetar ndaj qeverive autokratike, Këlliçi u shpreh se edhe kryeministri Edi Rama do të përballet me të njëjtin fat, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e së hënës, më 22 Dhjetor, në emër të demokracisë dhe lirisë.

Postimi i plotë në FB:

Me Kryesinë e PD Dega nr. 9, Tiranë
Asnjë pushtet ilegjitim nuk mbahet me dhunë apo me forcën e policisë.
Pas rrëzimit të qeverisë në Bullgari, tani i erdhi radha autokratit Vuçiç të shpallë zgjedhje të parakohshme, përballë presionit qytetar me protesta masive dhe të vazhdueshme.
Autokrati tjetër ballkanik, sivëllau i Vuçiçit Edi Rama, sigurisht që do pësojë të njëjtin fat.
Të hënën, më 22 Dhjetor, populli shqiptar do të tregojë se nuk është më pak i etur për demokraci e liri se popujt fqinjë.
Përkundrazi, energjitë e tij janë të pashterrshme dhe dorëzimi ndaj diktaturës i pakonceptueshëm!
Të hënën, të gjithë bashkë në shesh!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco