Në një intervistë për SYRI TV, eksperti i sigurisë, Avenir Peka, është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë rolin e ndërmjetësit kryesor në negociatat mes Rusisë, Ukrainës dhe Bashkimit Europian, me synimin për arritjen e një marrëveshjeje fillestare që mund të çojë në armëpushim.
Sipas Pekës, palët aleate të Ukrainës kanë afruar qëndrimet mes tyre, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Kremlini do ta pranojë versionin final të marrëveshjes, e cila përfshin lëshime të vështira territoriale nga ana e Ukrainës dhe garanci sigurie nga Perëndimi.
Avenir Peka: Shiko, ajo çfarë duket është që shtet, pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pozicioni i negociatorit midis Rusisë nga njëra anë, Ukrainës dhe Bashkimit Europian nga, nga ana tjetër. Përpjekjet diplomatike që kanë nisur me një intensitet të madh, këtë vjeshtë, sidomos pas planit fillestar 28 pikësh, duket që kanë arritur me një përafrim të pikave, të numrit më të madh të, të pikave. Megjithëse kanë ngelur akoma dhe disa elementë që janë më thelbësorët për t'u sheshuar. Përsa i përket negociatave midis, për të arritur në një version përfundimtar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ukrainës dhe Bashkimit Europian. Version pastaj që do t'i paraqitet edhe Kremlinit. Sigurisht që Kremlini është në dijeni pak a shumë të pikave dhe drejtimit që po merr versioni final i cili po negociohet, është negociuar edhe dje dhe pardje në Gjermani. Duket që ka një përafrim të, të palëve, të paktën përsa i përket palëve që janë aleatë të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Ngelet pastaj për të parë që nëse do pranohet nga Rusia ai version apo nuk do pranohet. Synimi i palëve është që të mund të arrijnë një, të paktën një marrëveshje fillestare që do çojë në armëpushim përpara krishtlindjeve, por kjo ngelet për t'u parë.
Qëndrimi përsa i përket armëpushimit ka qenë Ukraina ajo që ka insistuar. Armëpushim njëherë, pastaj ulja e palëve në negociata. Ndërkohë që Rusia ishte e kundërt në këtë duke pretenduar në arritjen e një marrëveshje e cila pastaj do çonte tek armëpushimi. Qëndrimet e palëve kanë lëvizur, sigurisht që edhe në mënyrë që të afrohet të shkohet tek një version i konsoliduar, duhet që të gjitha palët të lëshojnë. Sigurisht që lëshimet më të mëdhaja do jetë e detyruar Ukraina të bëjë, sepse do jenë lëshime përsa i përket, lëshime territoriale. Pika më thelbësore që është tek negociatat përsa i përket territorit, i cili është një nga elementët më kryesorë, është, zonat e papushtuara akoma të Donbasit nga ana e Rusisë, të cilat kërkohen nga Rusia të jenë pjesë e territorit që do njihet si nën sundimin rus, le të themi. Nga ana tjetër duket që Ukraina është tërhequr nga kërkesa për, ditët e fundit nga kërkesa për anëtarësim në NATO dhe në këmbim Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa nga vendet e Bashkimit Europian, ajo që quhet koalicioni i të vullnetshmëve, ka shprehur gatishmëri, e rëndësishme është që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që edhe pse nuk do t'i afrohet anëtarësimi në NATO Ukrainës, do t'i afrohen garanci sigurie të njëjta me nenin 5 të traktatit të NATO-s.
© SYRI.net