Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Partinë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, thotë se Belinda Balluku duhet të përballet me drejtësinë, duke theksuar se ajo nuk është një rast i izoluar, por produkt i drejtpërdrejtë i modelit të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në FB, Gjunkshi shkruan se përgjegjësia politike për aferat dhe shkeljet ligjore në sektorët e drejtuar nga Balluku bie mbi Ramën, ndërsa Kuvendi ka detyrimin të miratojë heqjen e mandatit për të garantuar drejtësi të barabartë dhe fundin e pandëshkueshmërisë.
Postimi i plotë:
Belinda Balluku duhet të përballet me drejtësinë.
Belinda Balluku nuk është një rast i izoluar. Ajo është produkt i drejtpërdrejtë i modelit të qeverisjes së Edi Ramës, një model ku pushteti përqendrohet, kontrolli zhduket dhe abuzimi kthehet në normë.
Nëse ka vjedhje, afera dhe shkelje ligji në sektorët që ajo ka drejtuar, përgjegjësia politike është e Edi Ramës, që e ka emëruar, mbrojtur dhe fuqizuar për vite me radhë.
Nuk mjafton të sakrifikohet një ministër për të shpëtuar kryeministrin.
Përgjegjësia nuk ndalet te Balluku, ajo nis nga Rama.
Shqipëria ka nevojë për drejtësi të barabartë dhe fundin e pandëshkueshmërisë, jo për alibi politike.
Tashmë është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë të miratojë heqjen e mandatit të Ballukut. Kështu funksionon në shtete demokratike. Ndryshe, do ishte e papranueshme dhe skandal i përmasave të mëdha. Politika nuk mund të mbrojë një të akuzuar për korrupsion nga drejtësia.
© SYRI.net